DEVOLL, Vijon zbatimi i planit të masave për "Parandalimin e goditjen e veprimtarive kriminale në drejtim të paligjshmërisë"

DEVOLL, Vijon zbatimi i planit të masave për "Parandalimin e goditjen e veprimtarive kriminale në drejtim të paligjshmërisë"1devoll

Ushtronin gjueti të paligjshme në "Parkun Kombëtar të Prespës" duke shkelur "Ligjin për Moratoriumin e Gjuetisë".

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë, një tjetër.

Gjatë kontrollit në mjetin si edhe banesat e tyre iu gjetën e bllokuan 4 armë gjahu, një sasi municionesh luftarake, si edhe elektrikë dore të cilët përdoreshin për këtë aktivitet.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Y.Zh, 54 vjeç, banues në fshatin Tren.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit : Sh.H, 51 vjeç, banues në fshatin Progër-Devoll.

Më datë 01.09.2017, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë ushtruar në afërsi të fshatit Tren, brenda "Parkut Kombëtar të Prespës", kanë konstatuar shtetasit Y.Zh dhe Sh.H, në mjetin për të cilët lindën dyshime se  ushtronin gjueti të paligjshme në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e mësipërm, iu gjetën e bllokuan:

2 armë gjahu(Çifte),
2 ndriçues elektrikë si edhe një sasi fishekësh çifte.

Gjithashtu kontrollet e Policisë kanë vijuar edhe në banesat e këtyre shtetasve, ku konkretisht tek banesa e Y.Zh iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte) dhe 70 copë  fishekë pistolete model 56, pa lejen e organeve kompetente.
Si edhe në banesën e shtetasit Sh.H, u gjet e bllokua një armë gjahu çifte.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 278/4 e 280 të Kodit Penal.

1devoll2

1devoll11

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...