Tiranë. Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë. Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë.  tirane

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës arreston 3 shtetas për veprën penale "Dhunë në familje".

Konkretisht janë arrestuar për veprën penale të "Dhunë në familje", shtetasit:

- S.M, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

- S.G, 25 vjeç, banues në Kasallë ( Kamëz ), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe, banuese në Kasallë
( Kamëz).

- A.I, 42 vjeç, banues në fshatin Picar - Vorë, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.I., 35 vjeçe, banuese në fshtain Picar - Vorë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale " Dhunë në familje " parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...