KORÇË, Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

KORÇË, Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga  04KORCE2aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Intenerari".

Sekuestrohen 8 kilogramë e 700  gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore.
 
Arrestohet në flagrancë pronari i një pike karburanti,  vëllai i tij, si edhe një punonjësi i këtij biznesi për veprën "Moskallëzimi i  krimit"

Vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e  pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve te transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit "Intenerari", bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

• A.K, 35 vjeç,

• P.K, 45 vjeç, (vëllezër) dhe

• A.S, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi  në vendin e quajtur "Kryqëzimi i fshatit Dishnicë", në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit P.K, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar,  në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

6(gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si  narkotike Cannabis Sativa.

4 granata luftarake ofensive si edhe

3 kapsolle detonatore.

Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të  ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; ”Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake”, si edhe për "Moskallëzim krimi" ndaj shtetasit tjetër parashikuar nga nenet 283/2, 278 e 300 të Kodit Penal.

04KORCE1

04KORCE

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...