Delvinë, Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Delvinë, Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.  1devoll3

Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen 5 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për organizimin e lojrave të fatit, dhe të pa regjistruara në organet tatimore.

Në vijim të punës së pandërprerë  që po zhvillohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, shërbimet e policisë  të Komisariatit të Policisë Delvinë, në zbatim të planit të masave të hartuar për ketë qëllim, si dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara,  kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

M.L, 31 vjeç, banues në Delvinë.

Në lagjen ''Sinan Ballaci'', konkretisht në biznesin ''Lloto sport'' të shtetasit M.L,  shërbimet e Policisë  kanë konstatuar dhe sekuestruar kompjutera dhe televizor që shërbenin  për organizimin e lojrave të fatit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit  ka rezultuar se këto paisje ishin të pa rregjistruara  në organet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjutera  për organizimin e lojërave të fatit,  2 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për gara me qen.

Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan  Prokuorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Organizimi i llotarive të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", si dhe për "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", vepra këto të parashikuara nga nenet 197, 180 e 149/a të Kodit Penal.

 

1devoll4

1devoll5

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...