Dibër, Finalizohet operacioni policor i koduar "Dobrova"

Dibër, Finalizohet  operacioni policor i koduar "Dobrova" 01DOBROVA

Kundërshtojnë dhe godasin punonjësit e Policisë, j'u gjendet dhe lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë nga policia.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Sekuestrohet në cilësinë  e provës materiale 0.5 kilogram  lëndë narkotike canabis sattiva.

Në kuadër të operacionit policor  të koduar "Dobrova", për kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të atyre që mbajnë apo trafikojnë  lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të detyrave të percaktuara në planin operacional Dobrova, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :


O.T, 24 vjeç,

A.B, 34 vjeç,

A.M, 30 vjeç, të gjith banues në Dibër

Arrestimi i shtetasve  A.B dhe A.M është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi A.B, gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë gjithashtu, edhe shtetasi A.M ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit  e policisë për mos shqërimin në polici të shokut të tij shtetasit A.B.

Ndërsa shtetasi O.T është arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij A.B,  O.T  është kapur në flagrancë  nga shpërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike", "Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë"

01DOBROVA1

01DOBROVA2

01DOBROVA3

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...