Tiranë. Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë. Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë. tirane

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Tiranës arreston 2 shtetas për veprën penale të "Dhunë në familje"

Arrestohen për dhunë në familje shtetasit :

- Q.M, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.M., 44 vjeçe dhe vajzës së mitur, shtetases G.M., 11 vjeçe.

- A.H, 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases U.H., 29 vjeçe, e cila është e pajisur me urdhërmbrojtje të menjëhershëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Q.M për veprën penale "Dhunë në familje", neni 130/a Kodit Penal, ndërsa për shtetasin A.H për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Kundërshtim i Vendimit të Gjykatës", neni 130/a dhe 321 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...