Policia rrugore porosit te gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në akset rrugore për shkak të lagështirës në rrugë, çka ka vështirësuar rrjedhshmërinë e trafikut.

Policia rrugore porosit te gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në akset rrugore  për shkak të lagështirës në rrugë, çka ka vështirësuar rrjedhshmërinë e trafikut.  02RRUGORE

Si rezultat i rreshjeve, është vështirësuar qarkullimi në aksin rrugor Orikum - Dukat, për shkak të rënies së dherave në rrugë. Po punohet për pastrimin e rrugës. Për të ndihmuar lëvizjen në këtë aks, janë angazhuar dy patrulla të Policisë Rrugore.
 
Sa më sipër, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal  gjatë udhetimit:

- Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta

- Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës

- Të përdorin rripat e sigurimit në mjete,  kaskat mbrojtëse në motoçikleta

- Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve

- Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve

- Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

Karvanet me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti.

Për shkelësit e normave të sjelljes gjatë drejtimit të automjetit, Policia Rrugore do të marrë  masat administrative maksimale ndaj tyre.

Policia Rrugore është në detyrë me patrulla dhe shërbime të përforcuara për të ndihmuar në kthimin e sigurt të drejtuesve të mjeteve, për të normalizuar trafikun, për t'ju ardhur në ndihmë në rast nevoje, për të parandaluar aksidentet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

02RRUGORE1

02RRUGORE3

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...