Tiranë. Plagos me mjet prerës 42 vjeçarin.

Tiranë. Plagos me mjet prerës 42 vjeçarin.  04TIRANE

Policia arreston autorin.

Gjatë kontrollit të ushtruar fizik dhe në banesë i gjenden dhe lëndë narkotike.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :

- A.C, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta shtetasin B.H., 42 vjeç.

Sekuestrohet në total në cilësinë e provës materiale 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 89 dhe 283/1 të Kodit Penal.

04TIRANE1

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...