Himarë, Parandalohet një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në ngjarje tragjike!

Himarë, Parandalohet një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në ngjarje tragjike! d.p.p.v

Tenton të vrasë me mjet prerës, arrestohet në flagrancë nga policia!

Pas një telefonate e cila ka ardhur në Sallën Operative Himarë, lidhur me një konflikt  në fshatin Pilur,  midis dy shtetasve, Strukturat e Policisë së Komisariatit Himarë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje.

Në vendngjarje shërbimet policore kanë konstatuar shetasin J.K i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me mjete të ftohta prerëse-shpuese (thikë), në tentativë për ta vrarë shtetasin V.L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :

J.K, 72 vjeç, banues në Pilur, Vlorë.

Materialet i  kaluan Prokurorisë për veprat penale ''Vrasja me dashje e mbetur në tentativë'', dhe ''Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta'', parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...