Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 01 shtator 2017

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 01 shtator 2017Stema Policia

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 34 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 9 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 6 persona për Narkotikët dhe Krimin Ekonomik e Financiar.

5 persona në kërkim.

1 OSHEE

1 person për veprën penale “Ndërtim pa leje”

1 person për veprën penale “Vrasja”

1 person për veprën penale “Falsifikimi”

4 persona për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”

5 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

Janë sekuestruar rreth 36 kg lëndë e dyshuar Cannabis Ativa , 488 bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 50 gr Kokainë,
3 armë zjarri ( Pistoletë) 50 Fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 84 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme"

1-Tiranë. Intensifikohet puna për evidentimin dhe goditjen e  shpërndarësve të drogave  të forta.Gjatë 12 orëve të fundit  është finalizuar operacioni i koduar " Tranter" kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve  janë arrestuar  2 shtetas :D.T, 38 vjeç, banues në Tiranë. -V.A, 37 vjeç,  banues  në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi dyshohet segjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe gjatë daljes nga mjeti tip  "Audi" janë gjetur 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. janë sekuestruar në total :

50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Automjet tip "Audi".

1100 dollarë ( dyshohen të jenë të fallsifikuara) dhe 52000 lekë të reja.

2 telefona celularë.

12 fishekë arme zjarri model 54.

2- Tepelenë. Goditen dy raste të "Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike".
Sekuestrohen gjithsej 36 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohen në flagrancë dy poseduesit e lëndës narkotike.
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "LEKLI".

3-Shkodër. Finalizohet operacioni policor “SUMMER 2017”
Sekuestrohen 5 automjete të dyshuara të trafikuara
Procedohen penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...