Durrës. Pronari i varkave në plazh i vjedh çantën me vlera monetare dhe celularë disa shtetasve kosovarë.

Durrës. Pronari i varkave në plazh i vjedh çantën me vlera monetare dhe celularë disa shtetasve kosovarë. Policia-durres

Arrestohet në flagrancë autori.


Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh  arrestuan në flagrancë shtetasin:

• A.S 23 vjeç,  banues në Durrës.

Sulo, më datë 03.09.2017,  në lagjen Nr.13, Plazh u kap në flagrancë nga Shërbimet e Policisë duke i vjedhur çantën me 200 € dhe 5 celularë disa shtetasve kosovarë (grup ansambli të cilët kishin ardhur me pushime).

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera u dokumentua se shtetasi I mësipërm po ditën e djeshme për motive të dobëta, ka goditur  me grushta shtetasin B.L. 25 vjeç,  banues në Kosovë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dëmtime të tjera me dashje”dhe "Vjedhja”parashikuar  në nenet 90 dhe 134/1 të Kodit Penal.

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4