Kurbin, Finalizohet operacioni antidrogë " Miloti "

Kurbin, Finalizohet operacioni antidrogë " Miloti " 04MILOTI

Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike Marijuanë

Arrestohen në flagrancë  2 shtetas

Vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e  pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve te transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre shtetasve

Më datë 03.09.2017, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të  prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike,  nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar, kanë finalizuar operacionin e koduar " Miloti " ku  u bë i mundur  arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-  A.Ll, 29 vjeç, banues në fshatin Gallatë - Kurbin

-  Sh.Ll, 38 vjeç, banues në fshatin Gallatë - Kurbin

Këta shtetas, në vendin e quajtur Ferr Shkopet, në Milot, janë kapur në flagrancë, ku në  bagazhin e mjetit të tyre tip Benz , iu gjetën dhe sekuestruan 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

Gjithashtu , në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti  i tyre.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

04MILOTI1

04MILOTI2

04MILOTI3

04MILOTI4

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...