Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 4 Shtator 2017.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 02.09.2017, ora 07:45, në fshatin Bizë, Ishëm, ka rënë zjarr, ku janë djegur 3 ha sipërfaqe me  ferra e pisha. Zjarri u fik më datë 03.09.2017. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 02.09.2017, ora 11:14, në fshatin Sirakat, Finiq, përballë pompave të fshatit Kardhikaq, është konstatuar një vatër zjarri, digjet bar e shkurre. Më datë 03.09.2017, ora 11:40, zjarri u fik. Janë djegur bar e shkurre.  

Më datë 03.09.2017, ora 07:00, në aksin rrugor Orikum–Llogara, te degëzimi për në Dukat Fshat, si rezultat i shirave, ka patur rrëshqitje të dherave dhe bllokim pjesërisht të rrugës. Nga ora 09:15, qarkullimi i mjeteve bëhet me një kalim. Punohet për hapjen e rrugës.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 03.09.2017, në fshatin Radhimë, Orikum, në det 10 m nga bregu, duke notuar është mbytur shtetasja çeke R.M, vjeç 74, banuese në Trebotov, Çeki. Punohet për sqarimin e rethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet  u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.


DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Sh, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sokrat Mio”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren XH.S, vjeç 84, banuese në Tiranë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.L, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur e pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.L vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Koferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.Sh, vjeç 21, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar pasagjeret V.SH e A.B, vjeç 47 e 21 banuese në Tiranë, të cilat pas ndihmës mjekësore, u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz”, ka aksidentuar këmbësoren L.C, vjeç 82, banuese në Tiranë, e cila pas ndihmës mjekësore, u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.GJ, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën e “Barrikadave”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, në rrugën “Demir Progni”, mjeti tip “Ford Fokus”, i larguar nga vendi i aksidentit, ka përplasur motorin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin Y.S vjeç 40, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen autorit. Nenet 290 e 273 të  Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 16 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Artan Lenja”, pranë Fushës së Aviacionit, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik, duke braktisur mjetin. Nenet 291 e 242 të  Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja F.B, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Faik Kulla”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin SH.V, vjeç 51, banues në Tiranë, për pasojë është aksidentuar pasagjeri N.V, vjeç 44, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 43, banues në fshatin Zallbastar, pasi dyshohet se, në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar furgonin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.C vjeç 29, banues në Bathore, për pasojë është aksidentuar pasagjerja G.I, vjeç 23 banuese në Tiranë, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.09.2017, një mjet ka aksidentuar shtetasin E.S, vjeç 25, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Konflikt për motive banale mes dy 18 vjeçarëve, konflikt që përfundoi me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Policia e Elbasanit brenda 20 minutave kap dhe arreston autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në fshatin Hajdaran.
Më datë 03.09.2017, rreth orës 15.00 është marrë informacion nga salla operative se
në Spitalin Kirurgjik Elbasan ka shkuar një shtetas nga fshati Hajdaran I plagosur me
thikë.
Menjëherë u dërguan shërbimet e policisë dhe nga veprimet hetimore paraprake
konstatuan se një grup djemsh në një lokal të fshatit Hajdaran kishin qenë duke
luajtur me letra.
Më pas gjatë lojës shtetasi SH.XH., 18 vjeç ka debatuar fillimisht me fjalë me
shtetasin O.Y., 18 vjeç, se cili prej tyre do futej në lojë dhe më pas dyshohet ta ketë
goditur me grushta .
Në konflikt e sipër 18 vjeçari O.Y ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në brinjën e
djathtë 18 vjeçarin SH.XH.
Shtetasi SH.XH, ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë
rrezikut për jetën.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të Specialistëve të
Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë arrestimi i të
dyshuarit të kësaj ngjarje 18 vjeçarit O.Y.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe
mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit
Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Korçë
Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Intenerari".
Sekuestrohen 8 kilogramë e 700  gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore.
Arrestohet në flagrancë pronari i një pike karburanti,  vëllai i tij, si edhe një punonjësi i këtij biznesi për veprën "Moskallëzimi i  krimit".
Vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e  pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve te transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit "Intenerari", bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
      A.K, 35 vjeç,
      P.K, 45 vjeç, (vëllezër) dhe
      A.S, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi  në vendin e quajtur "Kryqëzimi i fshatit Dishnicë", në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit P.K, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar,  në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
6(gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si  narkotike Cannabis Sativa.
4 granata luftarake ofensive si edhe
3 kapsolle detonatore.
Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të  ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; ”Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake”, si edhe për "Moskallëzim krimi" ndaj shtetasit tjetër parashikuar nga nenet 283/2, 278 e 300 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasit D.S e A.XH, vjeç 26 e 19, banues në fshatin Piskupat e Pogradec, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në kryqëzimin e fshatit Zagorçan, duke drejtuar mjetin tip “Pezho”, e motorin tip “Yamaha“, pa targë, janë përplasur, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Himarë
Parandalohet një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në ngjarje tragjike.
Tenton të vrasë me mjet prerës, arrestohet në flagrancë nga policia.
Pas një telefonate e cila ka ardhur në Sallën Operative Himarë, lidhur me një konflikt  në fshatin Pilur,  midis dy shtetasve, Strukturat e Policisë së Komisariatit Himarë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje.
Në vendngjarje shërbimet policore kanë konstatuar shtetasin J.K i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me mjete të ftohta prerëse-shpuese (thikë), në tentativë për ta vrarë shtetasin V.L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :
J.K, 72 vjeç, banues në Pilur, Vlorë.
Materialet i  kaluan Prokurorisë për veprat penale ''Vrasja me dashje e mbetur në tentativë'', dhe ''Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta'', parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin S.B, vjeç 68, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në Kordhocë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, si pasojë është dëmtuar S.B, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1  i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin H.C., vjeç 17, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se  në aksin rrugor Gjirokastër-Lazarat, në kryqëzimin e rrugës “Shtatë Kronjtë”, duke drejtuar motoçikletën ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe pas ndihmës mjekësore,  u largua pa probleme për jetën.  Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.09.2017, në IEVP Shënkollë, në katin e tretë godina nr. 3, në ambientet e përbashkëta të dusheve, është gjetur e bllokuar një qese plasmani me 1 dozë lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Kurbin
Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Finalizohet operacioni antidrogë " Miloti "
Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike Marijuanë.
Arrestohen në flagrancë  2 shtetas.
Vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e  pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve te transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.
Më datë 03.09.2017, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të  prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike,  nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar, kanë finalizuar operacionin e koduar " Miloti " ku  u bë i mundur  arrestimi në flagrancë i shtetasve :
A.LL 29 vjeç, banues në fshatin Gallatë - Kurbin
SH.LL, 38 vjeç, banues në fshatin Gallatë - Kurbin
Këta shtetas, në vendin e quajtur “Ferr” Shkopet, në Milot, janë kapur në flagrancë, ku në  bagazhin e mjetit të tyre tip Benz , iu gjetën dhe sekuestruan 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe mjeti  i tyre.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Shkodër
Dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur me datë 03.09.2017, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N. 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
Falë veprimeve të shpejta hetimore si dhe bazuar në informacione policore, të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë identifikimi dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A.D. 35 vjeç, banues në Shkodër.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Gjithashtu u bë arrestimi për veprën penale "Moskallzim krimi",  parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasve:
A.N. 32 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
B.Sh. 34 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
L.N. 35 vjeç, banues në  Hot i Ri Shkodër.
E.F. 33 vjeç, banues  në Hot i Ri Shkodër
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Tiranë.
Plagos me mjet prerës 42 vjeçarin.
Policia arreston autorin.
Gjatë kontrollit të ushtruar fizik dhe në banesë i gjenden dhe lëndë narkotike.
Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :
A.C, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta shtetasin B.H., 42 vjeç.
Sekuestrohet në total në cilësinë e provës materiale 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 89 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.D vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 02.09.2017, në fshatin Picallë, ka goditur me grusht shtetasin G.D, vjeç 53, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K.B e R.K, vjeç 40 e 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bill Klinton“, kanë kanosur shtetasen E.R vjeç 35, banuese në Tiranë.Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 22, banues në Laprakë, pasi në sheshin “Nënë Tereza”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.B, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te sheshi “Nënë Tereza”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin gjerman G.K, vjeç 68, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.N, vjeç 20, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Mihal Ciko“,ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A, vjeç 54 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 03.09.2017, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit, S.H e E.A, vjeç 40 e 22. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.XH, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëshorti E.XH, vjeç 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.N, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes V.N, vjeç 28, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B, vjeç 70 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes S.B, vjeç 68 të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.R, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën e ‘’Kavajës’’, në një lokal që ka në përdorim, ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, në rrugën ”Çamëria”, shtetasi P.TH, vjeç 54 banues në Tiranë, ka konstatuar se në mjetin e punës tip “Mazda”, i kanë vjedhur një plazmë dhe një prerëse letrash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit V. banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka goditur me grusht ish të dashurën A.P, vjeç 25, banuese në Tiranë, me probleme mendore. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në vazhdimësi, ka kanosur e përndjekur shtetasen E.K, vjeç 36, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës qe bën fjalë për plagosjen e lehtë të shtetasve A.L, K.L dhe H.L, më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.K, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.  

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.D, vjeç 25, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se  në rrugën “Myslim Keta”, ka plagosur lehtë me mjete të mprehta, shtetasin F.RR, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Deliu”, pranë banesës, shtetases L.K, vjeç 46, i kanë vjedhur 3 gomat e mjetit tip “BMV”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Sitki Çiço”, pranë banesës, shtetasit G.D, vjeç 49, i kanë vjedhur mjetin tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.XH, vjeç 31 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT pavijoni Toksikologjisë, i ka vjedhur 2 telefona celular shtetasit B.D, vjeç 26, banues në Itali. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen D.SH, vjeç 49 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  djali M.H, vjeç 21, i dënuar më parë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.G, vjeç 27, pasi dyshohet se vjehrra S.G, vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.K, vjeç 31, banues në fshatin Prush, pasi dyshohet se  në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike-psikologjike ndaj bashkëjetueses A.XH, vjeç 27, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Bedri Çullhaj”, në banesë, u kap duke kryer punime, pa leje. 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.H, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Milto Sotir Gura”, ka vjedhur pasqyrën e mjetit tip “Volkswagen Golf 5”, të shtetasit A.L, vjeç 27, banues në Tiranë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Xh.K, vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëshorti D.K vjeç 40 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me grusht e mjete të forta, bashkëshorten XH.K, vjeç 42. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.K dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin F.K, vjeç 18 e 18, banues në fshatin Karpen, pasi dyshohet se, në Golem, G.K u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin pa targë, ku iu gjet dhe bllokua 1 thikë e 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe më datë 02.09.2017, në fshatin Karpen, në bashkëpunim, kanë goditur me grusht e kanosur shtetasin R.B, vjeç 26, banues në Tiranë. Nenet 279, 283, 291, 84, 90 e 25 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.XH, vjeç 23, pasi dyshohet se  bashkëshorti E.XH, vjeç 28, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen XH.M, vjeç 37, banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në banesë, ka kryer punime ndërtimi, duke tejkaluar lejen e dhënë nga organet përkatëse. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.B, vjeç 48, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  bashkëshorti F.B, vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.XH vjeç 48, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  bashkëshorti F.XH, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.K, vjeç 53, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 17, ka plagosur lehtë me grusht e shkelma, shtetasin B.A, vjeç 60, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.Ç, vjeç 25, banues në Shënavlash, pasi dyshohet se, në Shënavlash, ka goditur me grusht shtetasen D.B, vjeç 25, banuese në Shkozet. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017 në fshatin Shkallnur, persona të pa identifikuar, pasi kanë thyer xhamin, kanë vjedhur pasqyrat në mjetin tip “Benz”, të shtetasit H.P, vjeç 68, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.S, vjeç 31, pasi dyshohet se  bashkëshorti B.S, vjeç 32, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.Q vjeç 54, banues në fshatin Kullë, Sukth, pasi dyshohet se  në banesë, po ndërtonte një shtesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, parkuar para banesës, kanë vjedhur mjetin tip “Daimler Chrysler”, të shtetasit U.L, vjeç 39. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Durrës.
Pronari i varkave në plazh i vjedh çantën me vlera monetare dhe celularë disa shtetasve kosovarë.
Arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh  arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.S 23 vjeç,  banues në Durrës.
A.S më datë 03.09.2017,  në lagjen Nr.13, Plazh u kap në flagrancë nga Shërbimet e Policisë duke i vjedhur çantën me 200 € dhe 5 celularë disa shtetasve kosovarë (grup ansambli të cilët kishin ardhur me pushime).
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera u dokumentua se shtetasi i mësipërm po ditën e djeshme për motive të dobëta, ka goditur  me grushta shtetasin B.L. 25 vjeç,  banues në Kosovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dëmtime të tjera me dashje”dhe "Vjedhja”parashikuar  në nenet 90 dhe 134/1 të Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit A.S, vjeç 23, banues në Durrës, i arrestuar pasi dyshohet se  në lagjen nr. 13, ka goditur me grusht shtetasin kosovar B.L, vjeç 25, banues në Gjilan, Kosovë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit L.GJ e S.Ç, vjeç 50 e 32, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin.  Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.S, vjeç 59, banues në fshatin Lunik, pasi dyshohet se  po ndërtonte një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Prrenjas
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:
R.V, 40 vjeç banues në Prrenjas.
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, gjatë një konflikti për motive xhelozie, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.V., 34 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/3  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin SH.K, vjeç 69 banues në fshatin Qerret,  pasi dyshohet se  në Qerret, ka kanosur bashkëfshatarin S.T, vjeç 64. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin D.P, vjeç 27, banues në fshatin Vinçan, pasi dyshohet se  gjatë natës, në banesën në Vinçan, i ka vjedhur disa vegla pune shtetasit S.Ç, vjeç 19, banues në Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 02.09.2017, në fshatin Sovjan, kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.R vjeç 37, ku kanë marrë një unazë, një varse dhe një byzylyk floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, shtetasi E.A vjeç 34, banues në Cangonj Devoll, me detyrë përgjegjës rajonal pranë nje kompanie private ka konstatuar vjedhjen e bobinave të një transformatori në fshatin Shëngjergj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, në fshatin Pocestë, në banesë, ka tentuar të vetvritet duke prerë damarët, shtetasja R.L vjeç 21,  e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Nenet 99 e 22 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.O, vjeç 51, banues në Pogradec, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 5, u konstatua se ka ndërtuar një ballkon, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.K, vjeç 66, banues në fshatin Paftal, Sinjë, pasi dyshohet se  u kap duke ndërtuar një banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.D, vjeç 52, banuese në Berat, pasi dyshohet se  bashkëshorti B.D, vjeç 58, ka ushtruar dhunuar fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.D vjeç 58, banues në Berat, pasi dyshohet se  në banesë, ka goditur me grusht bashkëshorten N.D. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin XH.T, vjeç 62, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se  u kap duke ndërtuar një banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin R.K vjeç 63, banues në fshatin Barbullinj, pasi dyshohet se  ka ndërtuar një shtesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin J.S, vjeç 27 pasi dyshohet se, në banesë, ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike, ndaj babait TH.S, vjeç 58. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 03.08.2017, në fshatin Ninësh, në banesë, është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shtetasja F.SH, vjeç 43. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.B, vjeç 35  banues në Vlorë, pasi dyshohet se, ka bërë kallëzim të rremë në polici, për vjedhjen e mjetit tip “Ford”. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Q.H, vjeç 48, pasi dyshohet se  ish bashkëshorti M.B, vjeç 49, banues në këtë lagje, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, kanë thyer xhamin trekëndësh të mjetit në pronësi të shtetasit K.D, vjeç 56, banues në Sarandë, ku kanë vjedhur nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.09.2017, u ndaluan shtetasit M.C e B.C, vjeç 30 e 35, banues në lagjen “Blloku i Furrave”, pasi dyshohet se  në lagjen “Blloku i Furrave”, kanë plagosur lehtë me grusht e  mjete të forta,  shtetasin J.B, vjeç 41, banuese në këtë lagje. Nenet 89 e 25 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.09.2017, në lagjen “Varosh”, ka rënë zjarr dhe është djegur 1 dynym sipërfaqe tokë arë me ferra e bar, në pronësi të shtetasit B.S vjeç 47, banues këtë lagje. Materialet  u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.M vjeç 64, pasi dyshohet se  në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike, ndaj bashkëshortes L.M, vjeç 61, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 02.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasen D.N, vjeç 48, pasi dyshohet se  ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të bashkëshortit, shtetasit L.N vjeç 69.Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.L, vjeç 61, banues në fshatin Gjormë, pasi dyshohet se  më datë 02.09.2017 në Gjormë, duke djegur kashtën e misrit në parcelën e tij, ka djegur një rresht me plepa, 18 rrënjë rrushi, 3 rrënjë kumbulla e 1 rrënjë lajthi, në tokën e shtetasit E.L, vjeç 61, banues në Laç. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen shtetasit P.I, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në Vashqese, te restoranti i nje karburanti i ka vjedhur një telefon celular “Samsung S3”, shtetasit B.GJ, vjeç 25, banues në fshatin Munaz. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.K,  vjeç 22, banues në fshatin Gruda Re, pasi dyshohet se  më datë 03.09.2017, në një  lokal, ka goditur me grusht shtetasin P.T, vjeç 26, banues në fshatin Rrenc. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Kukës.
Dhunon babain, arrestohet 25 vjeçari.
Më datë 03.09.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.H, 25 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike, ndaj babait të tij, shtetasit Z.H., 52 vjeç, duke e goditur me grushta në fytyrë, ku për pasojë i ka shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Kukës, për shtetasin F.C, vjeç 19, banues në Kukës, pasi dyshohet se në qytet te nje hotel, ka parkuar gabim mjetin tip “Benz” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për lëvizjen e  mjetit dhe kontrollin e dokumenteve. Neni 242 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 03.09.2017, në fshatin Shtiqen, është djegur banesa e shtetasit B.SH, ku ka vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin B.K, vjeç 55, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se në lagjen “Treg”, ka ndërtuar një shtesë kati, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Dibër, per shtetasin F.S vjeç 54, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se  në lagjen “Treg”, ka ndertuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin  A.H vjeç 45, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se  në lagjen “Kamen”, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin italian D.R, vjeç 43, banues në Bari, pasi dyshohet se  në Port, mjeti tip “Lancia”, në pronësi, ka rezultuar i vjedhur në Itali, më datë 23.08.2016. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 02.09.2017,  në luginën e lumit Drino, në vendin e quajtur “Mulliri”, u kapën shtetasit algjerian Y.S, M.K,  A.D, B.A,  M.B., N.A dhe B.M, vjeç 46, 33, 21, 38, 16, 33 e 28, të cilët në Kakavijë te “ish Posta e Mullirit”, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Në përfundim u proceduan me urdhra largimi vullnetar, ndërsa B.M, u shoqërua në QPKA Babru, Tiranë.

Më datë 03.09.2017, në Gjirokastër te “Ura e  Lumit”, u kapën 3 shtetas, sirian, palestinez e libian, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...