Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës 04 shtator 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës  04 shtator 2017  Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 73 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 18 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar  16 persona për narkotikët dhe  2  për Krimin Ekonomik e Financiar.

Janë arrestuar 16 persona për Dhunë në familje,

Janë kapur 3 persona në kërkim.

4 persona per Krime ndaj personit.

3 persona për veprën penale "Vjedhja".

2 persona  për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr"

2  persona për veprën penale "Knosja".

1 person për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

1 person për veprën penale "Mashtrimi".

1 person për veprën penale "Keqtrajtim i të miturit".
4persona për veprën penale" Moskallzim krimi"

Janë sekuestruar rreth 750 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 156 bimë Cannabis Ativa.

 5 armë zjarri, 617 fishekë, 3 krehëra, 4 granata, 3 kapsolla detonatore.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 148 persona.
Po gjatë fundjavës janë finalizuar operacionet e mëposhtme:

1-Vlorë
Vijojnë kontrollet  në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Finalizohet operacioni  policor antidrogë i koduar '' Mesnata''
Sekuestrohen 725 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe dy automjete.
Vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e një vile banimi dhe një ambienti biznesi në pronësi të shtetasit, të cilit iu gjet lënda narkotike.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas
Operacioni  nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me repartin "Delta Forcë".

2- Dibër
Finalizohet  operacioni policor i koduar "Dobrova"
Kundërshtojnë dhe godasin punonjësit e Policisë, j'u gjendet dhe lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë nga policia.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Sekuestrohet në cilësinë  e provës materiale 0.5 kilogram  lëndë narkotike canabis sattiva.

3- Korçë,
Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Intenerari".
Sekuestrohen 8 kilogramë e 700  gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore.
Arrestohet në flagrancë pronari i një pike karburanti,  vëllai i tij, si edhe një punonjësi i këtij biznesi për veprën "Moskallëzimi i  krimit".

4- Kurbin
Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Finalizohet operacioni antidrogë " Miloti "
Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike Marijuanë.
Arrestohen në flagrancë  2 shtetas.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...