Rinas, Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.

Komisariati i Policisë Kufitare Rinas. 05rinas

Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.

Njëkohësisht vijon puna për të  përballuar fluksin e hyrje - daljeve të shtetasve që qarkullojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të atyre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së.

Gjatë muajit Gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë  e  të huaj.

Kanë dalë 201.332 shtetas shqiptarë e të huaj.

Gjatë gjithë muajit Gusht ka pasur  një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, krahasuar me një vit më parë , ku numri arrin deri në 13.500  shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë.

Aktualisht në Rinas po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje.

Gjatë gjithë muajit Gusht  nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 9 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për  veprën penale  "Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave".

Janë kapur 8 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Janë proceduar penalisht  për veprën penale atë të ''Braktisjes së femijëve të mitur'' 4 shtetas (dy burra e dy gra)

Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë:

-177 shtetas të refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit Gusht.

Aktualisht janë forcuar edhe masat në drejtim të parandalimit të akteve terroriste.

Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për t'u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.

05rinas1

05rinas2

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...