Dibër, Vijon zbatimi i planit të masave për "Parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë "

Dibër, Vijon zbatimi i planit të masave për "Parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë " d.v.p diber

Brenda 24 orëve goditen 5 raste të 'Ndërtimit pa leje'

Procedohen penalisht nga Policia 5 shtetas

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në drejtim të ndërtimeve  pa leje,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë ushtruar kontrolle për këtë qëllim, ku dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :

B.Sh, 49 vjeç, banues në Dibër, pasi në lagjen "Dobrovë", Peshkopi, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.

A.Sh, 59 vjeç, banues në Dibër, pasi në lagjen "Dobrovë", Peshkopi, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.

H.M, 47 vjeç,

E.M, 27 vjeç

E.M, 35 vjeç,  të gjith banues në Maqellarë, pasi në njësinë administrative Maqellarë, Dibër,  kanë ndërtuar  objekte  pa leje përkatëse.

Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndërtimi i paligjshm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...