Fier-Lushnje, Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Fier-Lushnje, Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. fier1

Arrestohet një shtetas për veprën penale "Vjedhje e energjisë elektrike" si edhe procedohen 3 të tjerë për "Ndërtim pa leje", " Prerje të paligjshme të pyjeve" dhe "Lidhje të paligjshme të energjisë elektrike".

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Q.K, 61 vjeç, banues në Fier, pasi në banesë ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.
(Neni 137/1 i Kodit Penal).

Gjithashtu u procedua penalisht për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike shtetasja B.G, 67 vjeçe, banuese në Rafostinë, Fier.


*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, proceduan penalisht shtetasit:

-F.D, 51 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Sipërme, Lushnje pasi në fshatin Karbunarë e Sipërme, është kapur duke prerë rreth 5 metër kub dru në pyll, pronë publike.
(Neni 205 i Kodit Penal).


-Sh.L, 37 vjeç, banues në fshatin Imësht, Lushnje pasi në fshatin Imësht ka ndërtuar pa leje një objekt në pronën e tij.
Ky shtetas u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
(Neni 199/a i Kodit Penal).

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...