Vlorë, Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar '' Fillim Vjeshte''

Vlorë, Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar '' Fillim Vjeshte'' (për video kliko mbi link)

Vijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, 0001vjeshta

si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal

Sekuestrohen 211 kg e 700 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një nga autorët si edhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e banesës në të cilën u gjet lënda narkotike si edhe të tjera pasuri të cilat mund të jenë përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, strukturat e Hetimit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë , në bazë të informacioneve të siguruara për shtetasit D.P, F.P., A.M.,  se në një banesë kanë strehuar lëndë narkotike,  kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar "Fillim Vjeshte".

Operacioni është zhvilluar në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në një banesë 2 katëshe, ku në një nga dhomat e kësaj banese është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale rreth 211 kg e 700 gramë.

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

D.P, 41 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.

Gjithashtu të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë rezultuar edhe shtetasit F.P., 47 vjeç dhe A.M. 34 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policior.

Njëkohësisht  po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ''Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve'' parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

0002vjeshta

0003vjeshta

0004vjeshta

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...