Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 05 shtator 2017

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 05 shtator 2017 Stema Policia

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 18 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 6 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janëë kapur 2 persona për Narkotikët.
6 persona në kërkim.
1 OSHEE
1 person për veprën penale “Falsifikimi”
1 person për veprën penale “Dhunë në familje”
2 persona për veprën penale “Vjedhja”

Janë sekuestruar rreth 212 kg lëndë e dyshuar Cannabis Ativa , 9 bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 1 armë zjarri ( Pushkë) , 1 thikë metalike

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 84 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme"

1-Vlorë, Vijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar '' Fillim Vjeshte''

Sekuestrohen 211 kg e 700 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një nga autorët si edhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...