Durrës. Vjedh me thyerje 10 000 000 lekë në kasafortën e një kompleksi turistik tek Gjiri i Lalzit.

Durrës. Vjedh me thyerje  10 000 000 lekë në kasafortën e një kompleksi turistik tek Gjiri i Lalzit.index

Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen në kohë rekord.

Arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohen të gjitha paratë e vjedhura.


Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Manëz në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor , në një kohë të shkurtër të një ngjarje të ndodhur në një Kompleks Turistik në Gjirin e Lalzit.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• D.M 23 vjeç,  banues në Tiranë.

Myrteza, dyshohet se më datë 04.09.2017,  rreth orës 03:00, tek Gjiri i Lalzit, në një kompleks turisitk ka vjedhur me thyerje në një kasafortë një sasi  prej 1.000.000 lekë të reja(prerje në lekë dhe euro).

Menjëherë janë kryer veprimet e para hetimore në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Mesnatën e datës 05.09.2017 është arrestuar shtetasi I mësipërm, si autor I dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Tiranë I’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e vlerave monetare te vjedhura, 10 000 000 lekë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja” parashikuar  në nenin 134  të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...