Tiranë. Vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Tiranë. Vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. (PER VIDEO KLIKO MBI LINK)002tirane

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Heqje paligjshme e lirisë".

Më datë 05.09.2017, Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë, bëri të mundur ndalimin e shtetasit:

- A.K, 26 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 24.12.2015 e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale "Heqje paligjshme e lirisë", parashikuar nga neni 110/2 dhe 49 të Kodit Penal, sepse ky shtetas më datë 04.03.2012 në vendin e quajtur lagjia "Dunavat" iu ka hequr lirinë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve E.Sh., R.G., dhe K.A., të cilët janë mbajtur në mënyrë të paligjshme në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Shtetasi i ndaluar iu dorëzua D.V.P. Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

003tirane

tirane 001

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...