Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 5 Shtator 2017.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të zjarreve të rëna më datë 10.08.2017, 16.08.2017, 17.08.2017 dhe 29.08.2017, në Orosh Mirditë, në Grykë Orosh, Nënsheit dhe në Lajthizë,  më datë 02.09.2017, është bërë e mundur shuarja e plotë e zjarrit. Nga veprimet e kryera janë djegur 350, 200 dhe 3000 ha, me pisha, lisa dhe shkurre. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 206/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për trafikim të personave, më datë 04.09.2017, u kap shtetasi në kërkim B.P, vjeç 46, banues në Tiranë, dënuar më parë. Neni 110/a i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen O.A, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë nje sasi eurosh, shtetasit O.Ç, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 143/3 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Kastriotët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Falkon”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.SH, vjeç 45, banues në Valias, pasi dyshohet se, në rrugën “George Bush”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Audi” ka aksidentuar fëmijët e mitura A. K dhe E. K, vjeç 9 e 5, banuese në Tiranë, të cilat pas mjekimit në spital u larguan në banesë, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur V.D, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Zip Star”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kavasaki”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia SH.A, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Nuçi Naçi”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësoren Y.D, vjeç 53, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.09.2017, në IEVP, Fushë-Krujë, gjatë kontrollit në ambientet e brendshme, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy qese me peshë 8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Durrës, për  shtetasin M.B, vjeç 28, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 14, në mjetin tip “Jaguar”, ju gjet  e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike Canabis Sativa. Neni 283/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 21, banues në Përmet, pasi dyshohet se  në lagjen nr.5, i punësuar një pikë lloto sporti, më anë të mashtrimit, administratorit, shtetasit XH.GJ, vjeç 32, banues në Durrës, i ka marrë nje sasi lekesh. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim XH.H, vjeç 69, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi T.K, vjeç 25, banues në fshatin Shalës, Cërrik,  me leje drejtimi, pasi te “Kryqëzimi i Cërrikut”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Iveko”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.09.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.D vjeç 50, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në lagjia nr. 1, duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar S.S, vjeç 51, banues në Korçë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më date 04.09.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 29, banues në Korçë, me leje drejtimi, pasi në lagjen nr. 17, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar të miturin K.GJ, vjeç 9, banues në Korçë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Vijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar '' Fillim Vjeshte''
Sekuestrohen 211 kg e 700 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një nga autorët si edhe shpallen në kërkim dy të tjerë.
Vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e banesës në të cilën u gjet lënda narkotike si edhe të tjera pasuri të cilat mund të jenë përfituara nga ky aktivitet kriminal.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, strukturat e Hetimit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë , në bazë të informacioneve të siguruara për shtetasit D.P, F.P., A.M.,  se në një banesë kanë strehuar lëndë narkotike,  kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar "Fillim Vjeshte".
Operacioni është zhvilluar në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në një banesë 2 katëshe, ku në një nga dhomat e kësaj banese është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale rreth 211 kg e 700 gramë.
Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi:
D.P 41 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.
Gjithashtu të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë rezultuar edhe shtetasit F.P., 47 vjeç dhe A.M. 34 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policior.
Njëkohësisht  po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ''Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve'' parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.C, vjeç 58, banues në Vlorë, me leje drejtimi, pasi në datën 04.09.2017, te rrethrrotullimi i Skelës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin e parkuar tip “Audi A6”, pronë e shtetasit R.M, vjeç 63, banues në Vlorë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 273 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin E.K, vjeç 25, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se  në Mezhgoranë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën, tip “Piaggo”, pa targë, ka dalë nga rruga, është dëmtuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.RR, vjeç 35, banues në Ishull Shëngjin, pasi dyshohet se në Shëngjin, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Lifan ”, është përplasur me mjetin kamionçin tip “ Kamap”, me drejtues shtetasin L.LL, vjeç 58, banues në Lezhë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 dhe 291 të  Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.D, vjeç 43, banues në Barbulloj, Lezhe, pasi në qytetin e Lezhes, te shinat e trenit, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yahmaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.Z, vjeç 51, banues në Ishull, Shëngjin, pasi dyshohet se, në qytetin e Lezhes, te shinat e trenit, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yahmaha”, pa targë. Neni 291 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.GJ, vjeç 43, banues në fshatin Thumanë, Krujë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën dytësore Lezhe-Milot, përballë një lokali, duke drejtuar mjetin tip “Audi A4”, është përplasur me mjetin tip “Audi A6”, drejtuar nga shtetasi K.N, vjeç 22, banues në Lezhe, si pasojë është dëmtuar K.N dhe pasagjeri S.K vjeç 30, banues Thumanë, Krujë, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar për në banese. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.G vjeç 15 , banues në Shkodër, pasi dyshohet se  me date 04.09.2017, në qytet Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Huandaj”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen E.T vjeç 24, banues në Delvinë, pasi dyshohet se  me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi eurosh, shtetasit V.Ç, vjeç 67, banues në Sarandë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit A.Ç dhe Dh.B,  vjeç 61 dhe 51, pasi dyshohet se  nuk paguajnë taksat në shoqërinë e autobusëve. Neni 180 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Sh.Ç dhe G.Ç, vjeç 72 dhe 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  kanë kanosur me fjalë komshiun S.L, vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.N vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugë “Nazmi Frakulla”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.D, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Gramoz Pashko”, para lokalit në pronësi, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, në fshatin Mjullë, në rrugën “Dervish Shaba”, u konstatua një objekt 3 katesh, pa leje, pronë e shtetasit A.S vjeç 41, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se , në rrugën “Xhorxh W Bush”, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën ”Ibrahim Dervishi”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.A, më datë 28.08.2017, mjeti u gjet pronari, i pa dëmtuar dhe i parkuar rreth 200 metra larg vendit, të deklaruar të vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.A, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  ish-bashkëshorti E.A, vjeç 54, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.LL, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lulishte “1 Maji”, ka prishur rendin dhe qetësinë publike, si dhe gjatë kontrollit iu gjet e bllokua 1 thikë metalike. Nenet 279 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.S, vjeç 18, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë kontrollit fizik, iu bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017,  shtetasi D.M, vjeç 27, banues ne Tirane, kallëzon se, ne rrugën “Prokop Mima”, pranë dyqanit të tij, shtetasi A.Q, vjeç 46, banues ne Tirane, punonjës i OSHEE, me mjetin kamion tip “Benz”, për mbeturina, i ka marrë 8 tezga metalike, të cilat i ka lëne në një fushe në zonën e Laprakës dhe ja dorëzuar përsëri D.M sendet e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases F.Z, vjeç 24, banuese në Berat, pasi dyshohet se  bashkëjetuesi A.G, vjeç 43, banues në Tiranë, kallëzon se është larguar nga banesa para një muaji duke braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur. Neni 124 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për plagosja e lehtë me dashje, më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 31, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e A.M. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, në bulevardin “Zogu i Parë”, shtetaset XH.K dhe G.H vjeç 31, e 26, banuese në Tiranë, kanë hedhur disa tullumbace në formë balone të mbushura me bojë të kuqe, duke njollosur murin e një Ministrie. Punohet për kapjen e XH.K dhe G.H. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  sistematikisht, ka përndjekur ish të dashurën G.L, vjeç 36, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e A.L. Neni 121/a/1/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.H vjeç 59, pasi dyshohet se  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes M.DH, vjeç 53 banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Z, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën e “Dajtit”, në garazhdin e nje pallati ka vjedhur 2 gomat e mjetit tip “Audi” të shtetasit B.XH, vjeç 48, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e E.Z. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur O.N, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  ne shkolle ne Paskuqan, ka goditur me grushte ish-mësuesin A.D, vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit G.P, vjeç 18, banues në Tiranë, i dënuar, pasi dyshohet se  gjatë natës, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesat e shtetaseve M.XH dhe T.M, vjeç 76 e 52, banuese në Tiranë, ka vjedhur matësit e ujit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë nje karburanti është vjedhur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit O.E, vjeç 30, banues në Yzberisht. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.K, vjeç 58, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  djali B.K, vjeç 36, i dënuar, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatave që bëjnë fjalë për vjedhja e kryer në bashkëpunim, më datë 04.09.2017, u ndaluan shtetasit D.M dhe K.SH, vjeç 29 e 28, banues në Tiranë, të dënuar më parë, të cilëve iu bllokuan 8 matës uji. Nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.D, vjeç 29 banues në Tiranë, pasi dyshohet se , në autostradën Tiranë-Durrës, në ambientet e nje firme private, ka goditur me grusht shtetasin M.H vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.A, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Vishnjë, në lokalin në përdorim, u kap duke ushtuar aktivitet “Llotot Sport”, pa leje, të cilit iu bllokuan 3 televizorë, 2 kompjutera e 1 printer faturash. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.09.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin R.M vjeç 71, banues në Durrës, pasi dyshohet se ish bashkëshortja M.S dhe vajza M.S, vjeç 53 e 21, banues në Durrës, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  04.09.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.Y vjeç 24, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  bashkëjetuesi E.R, vjeç 29, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.09.2017, u plotësua  kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.R vjeç 31 banuese në Krujë,  pasi dyshohet se  bashkëshorti E.R, vjeç 38 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin S.Z, vjeç 72, banues në Krujë, pasi dyshohet se në Krujë, ka pushtuar 3 dynym tokë, në pronësi të shtetasit P.A, vjeç 58, banues në Krujë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit P.S dhe B.D, vjeç 48, 58, banues në fshatin Picrragë dhe Krujë, pasi dyshohet se  në lagjen “Pengile”, Krujë, i kanë pushtuar 7 dynym tokë, në pronësi të shtetasit A.H vjeç 49 banues në Krujë. Neni 200 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.D, vjeç 55, banues në Krujë, pasi dyshohet se  me anë të telefonit, ka kërcënuar, ish bashkëshorten M.D, vjeç 55, banuese në Fushë-Krujë. Neni 84 Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Krujë, për shtetasin O.B, vjeç 51, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se në  Fushë Krujë, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit SH.T, XH.T dhe F.T, vjeç 37, 19 e 40, banues në Krujë, pasi dyshohet se  në Krujë, shtetasit SH.T dhe XH.T ka ushtruar dhunë ndaj kunatës F.T, pasi dyshohet se  kjo shtetase, ka ushtruar dhunë ndaj shtetases XH.T, e cila kishte urdhër mbrojtje. Nenet 130/a, 25 e 320 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 04.09.2017, në  fshatin  Maminas, në banesën e tij, është vetëhelmuar, me ilaç mizash shtetasi S.B, vjeç 20, banues në Maminas dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen shtetasve A.H, D.S dhe E.L, vjeç 23, 25 e 27, banuese në Vorë, Tiranë e Manëz, pasi dyshohet se  në  Maminas, në nje lokal pas një konflikti, A.H e D.S kanë goditur me mjete të forta shtetasit E.L e E.D, vjeç 22, banues në Shënvlash e Rrashbull dhe E.L, nuk ka kallëzuar krimin. Nenet 89 e 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.09.2017, shtetësia SH.G, vjeç 50, banues në Elbasan, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa vajza E.G, vjeç 15. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 04.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin  G.S, vjeç  61,  banues në Cërrik, pasi dyshohet se  djali O.S, vjeç 31, ka ushtruar dhunë  fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin R.H, vjeç 51, pasi dyshohet se në Mirakë, në tokën e tij, u konstatua se po ndërtonte një objekt banimi, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen  M.H, vjeç  20,  pasi dyshohet se bashkëshorti E.H, vjeç 27,ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për shtetasin I.K vjeç 50, pasi dyshohet se  në Dragostunjë, ka goditur me grushte shtetasen  B.K, vjeç 22 , banues në fshatin Dragostunjë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 04.09.2017, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin H.S vjeç 36, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në lagjen nr.5, u konstatua se  ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin K.T, vjeç 27, banues në fshatin Rëmenj, pasi dyshohet se  në Rëmenj, me mjetin tip “Benz”, u kap duke transportuar 5 m³, lëndë drusore, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 04.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.Z vjeç 40, pasi dyshohet se bashkëshorti E.Z vjeç 46, ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike, ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 04.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.H, vjeç 53, pasi dyshohet se  bashkëshorti K.H, vjeç 54 ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike, ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.Ç vjeç 55, banues në Berat, pasi dyshohet se  në lagjen “30 Vjetori”, ka fyer shtetasin D.C, vjeç 44. Neni 119 i Kodit Penal.  

Më datë 04.09.2017, shtetasi Q.Q, vjeç 33, banues në fshatin Orizaj, u kap duke ndërtuar mbi objektin ekzistues, një brez betoni. Materialet, u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin DH.P, vjeç 58, banues në fshatin Fushë-Peshtan, pasi dyshohet se  në fshatin Hoxhaj, u kap duke nxjerrë inerte në shtratin e Lumit Osum pa leje. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin R.Y, vjeç 39, banues ne Selan, pasi dyshohet se  ne rrugën kryesore të fshatit, u kap duke, transportuar 1.5 m³, lëndë drusore me mjetin tip “Foristradë”. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier,  për shtetasin F.M, vjeç 55, banues në fshatin Mollas, Skrapar, pasi dyshohet se  më datë 04.09.2017, ka kanosur me fjalë, shtetasin A.H, vjeç 28 banues në fshatin Vjos, Cakran. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2016, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasin H.P vjeç 31, pasi dyshohet se  bashkëshorti A.P, vjeç 35, ushtron dhunë të fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit G.M, vjeç 43, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes S.M, vjeç 23. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen B.G, vjeç 67, banuese në fshatin Radostinë, pasi dyshohet se  në banesë, ka lidhur energjinë elektrike, më mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u bë arrestimi në flagrance i shtetasit Q.K, vjeç 61, banuese në fshatin Srum, pasi dyshohet se  në banesë, ka vjedhur energjinë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë  04.09.2017, u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.O, vjeç 30, banues në fshatin Levan, pasi dyshohet se  në mënyrë të përsëritur, më datë 04.09.2017, ka kallëzim të rremë në polici. Neni 272 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasit SH.L, vjeç 37 banues në fshatin Imësht, pasi dyshohet se  në Imësht, në pronën e tij, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë  04.09.2017, u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin F.D, vjeç 51, banues në fshatin Karbunarë e Sipërme,  pasi dyshohet se  më datë 04.09.2017, në fshatin Karbunarë e Sipërme, në pyll, në pronë publike, u kap me 5 m³, dru  zjarri. Neni 205  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.09.2017, shtetasi I.I vjeç 45, banues në fshatin Kocul, kallëzon se, më datë 22.08.2017, në fshatin Kocul, në kasollen e bagëtive, ka konstatuar vjedhjen e një viçi. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.09.2017, në fshatin Zvërnec, pranë plazhit, aksidentalisht, është vet helmuar me pesticide për spërkatjen e bimëve shtetasi I.S, vjeç 31, banues në Zvërnec, i cili pas mjekimit në spital ndodhet në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 04.09.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen L.M, vjeç 27,pasi dyshohet se  ndaj saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, bashkëshorti A.Q, vjeç 33. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit E.B dhe E.B, vjeç 41 e 43, banues në Vlorë, pasi dyshohet se  në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë goditur me grushte shtetasin F.A, vjeç 48, banues në Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 01.08.2017, që bën fjalë për vjedhjen e biçikletës tip “Ideal”, pronë e shtetasit A.M, më datë 04.09.2017, u arrestuan shtetasit A.S dhe SH.S dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit K.B dhe A.P, vjeç 36, 71, 12  e 15, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “1 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e A.S e Sh.S, ku riparojnë biçikleta, iu e bllokuan gjetën 2 biçikletat e vjedhura nga shtetasit e mitur K. B dhe A. P. Nenet 287/b e 134 të Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 04.09.2017, në lagjen “Kushtrimi”, pranë IEVP, shtetasia zviceriane E.J, vjeç 68, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar E.J dhe pasagjeri S.V, vjeç 65, banues në Zvicër, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për goditje me grushte të  shtetasit B.S, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin E.M vjeç 25, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 04.09.2017 u ndalua shtetasi në kërkim A.B, vjeç 50, banues në fshatin Lazarat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e ka dënuar me 3 vjet dhe 6 muaj burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Neni 284/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 04.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 17, pasi në fshatin Rabije, pranë lagjes “Membëlika”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një parcelë, iu gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 9 bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 1 pushkë, model 63, kalibri 7.62 mm, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Nenet 284 e 278  të   Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, shtetasit A.LL dhe M.B, vjeç 45 dhe 39, banues në Lezhë pasi dyshohet se  në lagjen “Varosh”, M.B, u kap duke ndërtuar një objekt, në pronën e A.LL, pa leje. Neni 199/a  dhe199/b i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, në lagjen “Skenderbeg”, te banesa e saj, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja D.D,  vjeç 44, banuese në Lezhë, e cila ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin H.P vjeç 55, banues Fushë-Mamurras, Kurbin, pasi dyshohet se, në afërsi të Gjykatës, Lezhë, ka kanosur dhëndrin e tij XH.M, vjeç 33. banues në Lezhë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 04.09.2017, gjatë natës, në Patok, janë vjedhur 2 kamera, në dyqani e shtetasit S.S, vjeç 67, banues në Laç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 04.09.2017, në Reps, në banesë, në gjendje depresioni, shtetasi P.M, vjeç 47, është vetëhelmuar me pesticide e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.B, vjeç 36, banues në fshatin Guri Zi, pasi dyshohet se, në Guri Zi, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 m3 lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 04.04.2017, për largimin nga banesa të shtetases M.S më datë 04.09.2017, u kthye në banesë dhe ka deklaruar se ka qenë tek të afërmit e saj në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin H.O  vjeç 53, banues në Shkodër, pasi dyshohet se , në lagjen “Fahri Ramadani”, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin F.T  vjeç 58, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 15.08.2017, që bën fjalë për ndërtim pa leje në fshatin Rrjollë, Velipojë, më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.V, vjeç 60, banues në fshatin Baks-Rrjoll. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin H.M, vjeç 61, banues në Shkodër, pasi dyshohet se  në lagjen 10 Korriku, po ndërtonte një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen V.P, vjeç 57, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se  në lagjen Naim Gjylbegu, po ndërtonte një shtesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 04.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D vjeç 71, pasi dyshohet se  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait P.D,  vjeç 78. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 03.09.2017, ne banesën e shtetasit B.SH, vjeç 39, banues ne fshatin Shtiqen, ka rënë zjarr, ku ka patur dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e defekti të abazhurit të dhomës së gjumit. Materialet i kaluan Prokurorisë  të Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 28.08 2017, shtetasja F.D, vjeç 51, banuese në  Kukës, e cila vuante nga depresioni, ka përdorur mbidozë ilaçesh të ndryshme dhe më datë 04.09.2017, ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin A.D, vjeç 37 banues në Fierzë, pasi dyshohet se  nëpërmjet telefonit dhe mesazheve ka shqetësuar familjen dhe vajzën e shtetases R.B, vjeç 58, banuese ne fshatin Dojan. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin B.SH, vjeç 49, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se  në “Dobrovë”,  ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.SH vjeç 59, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se  në “Dobrovë”,  ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit H.M, E.M dhe E.M, vjeç 47, 27 e 35, banues në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se  në Maqellarë, kanë ndërtuar banesa, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin M.SH, vjeç 31, banues në fshatin Vajkal, pasi dyshohet se  në Bulqizë, në vendin e quajtur “Gjeologjia”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 04.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në P.K.K, Rinas, me dokumente udhëtimi, të falsifikuara. Nenet 186 dhe 189 të Kodit Penal.  

Më datë 04.09.2017, u ekstradua nga Italia dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi  XH.DH, vjeç 35,  banues në Ura Vajgurore, Berat, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Prodhim dhe shitje te narkotikeve''. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.V, vjeç 41  banues në Tiranë, pasi dyshohet se  ka shkuar në  Francë me djalin e tij të mitur E.V vjeç 15, të cilin e ka braktisur. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, në PKK Rinas, u kap shtetësia në kërkim A.M vjeç 22, banuese në Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Falsifikim i pasaportave apo vizave". Neni 189/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 04.09.2017, në P.K.K Port, u kap shtetasi në kërkim A.R vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 23.08.2017, në banesën e tij, po kryente punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.M vjeç 30, banues në Prizren, Kosovë, pasi dyshohet se në P.K.K, Port, ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pasaportë kosovare e falsifikuar. Nenet 189 e 186 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 04.09.2017, në afërsi të fshatit Dervician, janë kapur 9 shtetas algjerianë, emigrantë të paligjshëm, për të cilët u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 04.09.2017, në PKK Morinë, u kap shtetasi N.P vjeç 32, banues në Tiranë, i shpallur në  kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...