Tiranë.Trafikojnë drejt Shqipërisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion shtetasen e huaj.

Tiranë.Trafikojnë drejt Shqipërisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion shtetasen e huaj 23 vjeçe, me banim në Itali. tirane

Policia ndalon një shtetas dhe shpall në kërkim 2 të tjerë.

Më datë 04.2017 specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të paligjshëm pranë Sektorit për Krimin e Organizuar pranë D.V.P. Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit :

- B.P, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor shtetasit :

- M.Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë.

- M.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi shtetasia e huaj 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e D.V.P. Tiranë ndaj shtetasve Bardhok Prenga, 46 vjeç,  M.B., 31 vjeç dhe M.Gj, 46 vjeç të cilët e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për  veprën penale "Trafikim i personave të rritur", parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...