Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar "SAHATI"

Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar "SAHATI"05SAHATI1

Arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 matësa uji.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.6 në kuadër të operacionit policor " SAHATI", kanë bërë kapjen dhe  arrestimin e shtetasve :

- D.M, 29 vjeç, banues në Tiranë.

- K.Sh, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë  pasi është arritur të dokumentohet me prova ligjore autorësia e vjedhjes së ndodhur më datë 31.08.2017, ku  këta shtetas në rrugën "Llambi Bonata",  në një pallat kanë vjedhur 8 matësa  të ujit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar  8 matësa uji.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 134/ 2 dhe 25 të Kodit Penal.

05SAHATI3

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...