Tiranë. Ndalohet 34 vjeçari për veprën penale të "Korrupsionit pasiv në sektorin privat"

Tiranë. Ndalohet 34 vjeçari për veprën penale të "Korrupsionit pasiv në sektorin privat" tirane

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Tiranë, pas videos së publikuar më datë 04.09.2017 në emisionin "Stop" të televizionit  Klan, më datë 05.09.2017, ndaloi shtetasin :

- M.M, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi ky shtetas me detyrë administrator i një shoqërie punësimi, duke i marrë një shumë prej 320 euro një  shtetasi e ka pajisur atë me certifikatë trajnimi për përfundimin e kursit profesional, ndërkohë që nuk i është nënshtruar testimit teorik dhe praktik.

Nga hetimet e kryera rezulton se certifikata e lëshuar nuk është pasqyruar në rregjistrat e amzës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 70 certifikata kursi profesional.

-  2 rregjistra Amze.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale " Korrupsion pasiv në sektorin privat " dhe " Fallsifikimi i dokumentave ", parashikuar nga nenet 164/b dhe 186 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...