Tiranë. Realizohet me sukses operacioni policor i koduar "Deja Vu"

Tiranë. Realizohet me sukses operacioni policor i koduar "Deja Vu" (PER VIDEO KLIKO MBI LINK) Sequence 01.00 02 00 20.Still001

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore autorësia e dy ngjarjeve të vjetra të shkatërrimit të pronës me eksploziv, ngjarje këto  të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015.

Policia prangos 41- vjeçarin.

Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 05.09.2017 në kuadër të operacionit "Deja Vu", ndaluan shtetasin :

- E.D, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të "Vrasjes".

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015  :

- Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur "Sauk i Vjetër" është djegur me lëndë djegëse automjeti tip "BMW", në pronësi të shtetasit A.P., 65 vjeç.

- Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur "Sauk i Vjetër" është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të të shtetasit A.B., 40 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale " Shkatërrim prone me zjarr " dhe " Shkatërrim prone me eksploziv", parashikuar nga nenet 151 dhe 152 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...