Vlorë. Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim nga Policia.

Vlorë. Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim nga Policia.( PER VIDEO KLIKO MBI LINK)3d1a9126-440d-4407-9398-aaaceeea1960

Gjatë  kontrollit  të dy banesave të tij,  Policia konstaton dhe sekuestron rreth 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Stativa !

Në kuadër të Plan Masave për goditjen e rasteve të Dhunës në famlije si edhe në vijim të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin e goditjen e prodhim/shitjes së lëndëve narkotike, më datë 05.09.2017, pas një kallëzimi të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë prej shtetases E.N., pasi bashkëshorti i saj e ka dhunuar psikologjikisht si edhe fizikisht për motive të dobëta, shërbimet policore kanë shkuar pranë banesës së tyre me qëllim ndalimin e shtetasit B.N.

Gjatë kontrollit që strukturat e policisë kanë ushtruar në dy banesat e tij, përkatësisht në banesën e ndodhur në fshtin Babicë kanë konstatuar brënda murit rrethues të banesës një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale prej 12 kg e 500 gramë

Po ashtu në banesën tjetër, të po këtij shtetasi,  në fshtin Penkovë, policia ka konstatuar si edhe sekuestruar një tjetër sasi lëndë narkotike prej 13 kg e 500 gramë.

Në përfundim të hetimeve policia ka bërë  shpalljen në kërkim të shtetasit :

B.N, 53 vjeç, banues në Babicë,Vlorë, pasi ky shtetas  ishtë larguar në momentin e mbritjes së Policisë.

Materialet iu referuan  Prokurorisë në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale ''Dhuna në familje'', dhe ''Prodhim shitja e narkotikëve'', të parashikuara nga nenet 130/a dhe 283/1 të Kodit Penal.

70aa7f13-b2c4-4ded-a9fd-e03d7b626672

295104ee-ecec-49d2-ad30-f0bcdde74ac5

390894c8-d582-4e33-a488-79f347657299

 

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...