Durrës. Specialistët për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar" The Shop"

Durrës. Specialistët për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar" The Shop" (PER VIDEO KLIKO MBI LINK)06DURRES1

Kanë goditur një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike Cannabis Sativa.

Sekuestrohen 32.4 kg Cannabis Sativa.

Shpallet në kërkim një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike,  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar" The Shop".

Më datë 05.09.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në një dyqan(në gjendje jo-funksionale) u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• rreth 32.4  kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të ambientit ku u gjet lënda narkotike, shtetasi:

• L. C. 41 vjeç, banues në Durrës.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

06DURRES1

06DURRES2

 

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...