Qarku Gjirokastër, Goditen dy raste të prodhim -shitjes dhe të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Memaliaj dhe Kakavije.

Qarku Gjirokastër, Goditen dy raste të prodhim -shitjes dhe të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Memaliaj dhe Kakavije.(PER VIDEO KLIKO MBI LINK)509b257f-17fe-4537-bbf1-dacb00165964

Sekuestrohen 23 kg e 700 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Memaliaj:
Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P.  Gjirokastër u bë shpallja në kërkim e shtetasit :

S.Z. 25 vjeç, banues ne fshatin Kalivaç,  Memaliaj.
 
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi:

Më datë 05.09.2017, në aksin rugor Kalivç-Krahës,  shtetasi S.Z, me automjetin e tij "Fiat Punto", pas thirrjes që i është bërë nga shërbimet e policisë për të ndaluar, ky shtetas është larguar me shumë shpejtësi,  ku në rrugë ka hedhur 2 (dy) thasë plastmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Më  pas ky shtetas ka braktisur automjetin  në fshatin Krahës.

Nga shërbimet e policisë vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 23 kg e 500 gr, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe  po punohet për kapjen e këtij shtetasi.   
---------------------------------
Kakavije:
Gjithashtu më datë 05.09.2017, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
 
E.R, 19 vjeç, banues ne fshatin Çermë,  Lushnje, pasi:

Më datë 05.09.2017, ky shtetas është  paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të  udhëtuar drejt shtetit Grek.

Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije, në trup iu gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Pesha totale e lëndës ishte 200 gram.
   
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

14804db6-553d-436e-82ec-5516d280325d

70634d59-9a7f-4ea2-8ccd-edc515e8c527

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...