Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 06 shtator 2017

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 06 shtator 2017 Stema Policia

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 24 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 6 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 4 persona për Narkotikët dhe 1 person për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

7 persona në kërkim.

1 person për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”

2 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Vjedhja”

1 person për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me mitur”

1 person për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Janë sekuestruar rreth 83 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa ,
71 bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa,
1 armë zjarri ( Pushkë) , 1 kuti me saçme,  1 thikë

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 81 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme"

1-Policia e Shtetit.
Tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane.
Sekuestrohet nga GdF 3 ton e 992 kilogramë Marijuanë.
Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.
Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.
Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë.
F.M, E.V, dhe E.M.
Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.
Hetimet paraprake  tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.
Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor.
Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

2- Durrës. Specialistët për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar" The Shop"
Kanë goditur një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen 32.4 kg Cannabis Sativa.
Shpallet në kërkim një shtetas.

3-Tiranë. Realizohet me sukses operacioni policor i koduar "Deja Vu"
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore autorësia e dy ngjarjeve të vjetra të shkatërrimit të pronës me eksploziv, ngjarje këto  të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015.
Policia prangos 41- vjeçarin.

4- Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar "SAHATI"
Arrestohen 2 shtetas.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 matësa uji.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...