Lezhë, Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet nga policia.

Lezhë, Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet nga policia. 06lezhe

I sekuestrohet arma e zjarrit automatik

Me datë 05.09.2017,  është marrë njoftim se në Malin e Rrencit në Shëngjin - Lezhë , ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë,   ku falë veprimeve të shpejta hetimore , bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- E.Gj, 31 vjeç, banues në Gocaj - Lezhë si autor i dyshuar i të qëlluarit në ajër me armë zjarri në "Malin e Rrencit" në Shëngjin.

Veprat penale në ngarkim të tij " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga nenet 278/2  dhe 274 të Kodit Penal.

Gjithashtu u proçedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi A.U. 36 vjeç, banues në Shëngjin -  Lezhë , për veprën penale "Moskallzim krimi " parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe një gëzhojë.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...