Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "CHAT LINE 3"

Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "CHAT LINE 3" (PER VIDEO KLIKO MBI LINK)06HOTLINE

Policia e Tiranës arreston administratoren e studios dhe 6 shtetas të tjerë.

Shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual

Procedohet në gjendje të lirë një 17 vjeçare.

Sekuestrohen 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim online, 2 lap-topë dhe lodra seksuale.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P. Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Chat line 3", më datë 06.09.2017, arrestoi shtetasit :

- D.T, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios "Chat Line".

- A.B 33 vjeç, banues në Tiranë.

- Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

- A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

- E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

- K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.
 
- A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :

- B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja D.T, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet "Adult Work", aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin "Bajram Curri".

Sekuestrohen në cilësinë e provës material :

- 9 njësi kompjuteri.

- 9 ekrane kompjuteri.

- 9 kamera për komunikim video online.

- 2 lap-topë.

- 16 lodra plastike të seksit

 -  sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.

Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Shfrytëzim të Prostitucionit" dhe "Mbajtjes së lokaleve për prostitucion", neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen D.T,  për veprën penale "Shfrytëzim i Prostitucionit", parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin A.B, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të "Prostitucionit", parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

06HOTLINE1

06HOTLINE2

06HOTLINE3

06HOTLINE4

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...