Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Shtator 2017.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Informacion Paraprak
Më datë 05.09.2017, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në vendin e quajtur “Arat e Lushkës”, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe ferra. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe të policisë. Punohet për shuarjen e zjarrit.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Tiranë.
Ndalohet 34 vjeçari për veprën penale të "Korrupsionit pasiv në sektorin privat".
Seksioni për Hetimin e Korrupsionit pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Tiranë, pas videos së publikuar më datë 04.09.2017 në emisionin "Stop" të televizionit  Klan, më datë 05.09.2017, ndaloi shtetasin :
M.M, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi ky shtetas me detyrë administrator i një shoqërie punësimi, duke i marrë një shumë prej 320 euro një  shtetasi e ka pajisur atë me certifikatë trajnimi për përfundimin e kursit profesional, ndërkohë që nuk i është nënshtruar testimit teorik dhe praktik.
Nga hetimet e kryera rezulton se certifikata e lëshuar nuk është pasqyruar në rregjistrat e amzës.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
70 certifikata kursi profesional.
2 regjistra Amze.
Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale " Korrupsion pasiv në sektorin privat " dhe " Fallsifikimi i dokumentave ", parashikuar nga nenet 164/b dhe 186 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 04.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin turk A.S, 56 banues në Kodër Vorë, administrator i nje kompanie private, pasi dyshohet se në Vorë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin kamion u konstatua se transportonte mallra të padeklaruara. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 36, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë nje sasi eurosh, shtetasit B.T, vjeç 39, banues në Tiranë.  Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 33, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti privat pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë nje sasi eurosh, shtetasit A.R, vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, shtetësia T.C, vjeç 52, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 02.09.2017, në rrugën “Konferenca e Pezës”, në dyqan,  një shtetase ka blerë disa sende, me një kartemonedhë të prerjes 50 euro, e cila dyshohet e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.L, vjeç  26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ne nje lokal, ju gjet një punonjës i pasiguruar. Nenet 170 dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Haxhi Dalliu”, në nje lokal u konstatua një punonjës i pasiguruar dhe një printer jofiskal. Me cilësinë e provës materiale ju gjetën e bllokuan printeri dhe 260 kupona jo fiskal. Nenet 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Kavajës”, në nje lokal u konstatua një punonjës i pasiguruar dhe një printer jofiskal. Me cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan printeri dhe 40 kupona jo fiskal. Nenet 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Y vjeç 29, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se, në rrugën ‘’Haxhi Delliu’’, në nje lokal u konstatua një punonjës i pasiguruar. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 60 kupona dhe një printer jo fiskalë.  Nenet 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.09.2017, shtetasi R.M, vjeç 21, banues në Yzberisht, Tiranë, kallëzon se më datë 04.09.2017, në rrugën “Konferenca e Pezës”, po udhëtonte me biçikletë dhe një mjet tip “ Benz”, e ka goditur nga pas biçikletën dhe është rrëzuar në rrugë, duke u dëmtuar lehtë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.SH, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.Ç, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha”, dhe gjatë shoqërimit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “4 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Aprila”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.GJ, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “4 Dëshmorët”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar motoçiklistin shtetasin A.SH, vjeç 46, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.H, vjeç  58, banues në Tiranë, pasi tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Pezho”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Durrës.
Specialistët për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar" The Shop".
Kanë goditur një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen 32.4 kg Cannabis Sativa.
Shpallet në kërkim një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike,  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar" The Shop".
Më datë 05.09.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në një dyqan(në gjendje jo-funksionale) u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
rreth 32.4  kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të ambientit ku u gjet lënda narkotike, shtetasi:
L. C. 41 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.D, vjeç 36, banues në Domje, Tiranë, pasi dyshohet se, në PKK Porti Durrës, u kap me mjetin  tip “Benz”, me policë sigurimi, që dyshohet e falsifikuar. Neni 184 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit E.D dhe L.M, vjeç 31 dhe 28 banues në Shkodër dhe Maqedoni, pasi dyshohet se nje kompani private sigurimesh, ka bërë kallëzim se këta shtetas kanë plotësuar në Bari-Itali, sigracione automjetesh të dyshuara se janë të falsifikuara. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.A, vjeç 40, banues në Bosnje Hercergovinë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, në nje hotel në pronësi të shtetases A.S, vjeç 49, ka akomoduar disa grupe turistësh dhe nuk ka paguar nje sasi eurosh, për personat e akomoduar në hotel. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.SH, vjeç 33, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.11, u kap duke drejtuar mjetin tip ”Land Rover”pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H vjeç 22, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D.L, vjeç 36, banues  në Dibër, për pasojë janë dëmtuar pasagjeret shtetaset F.Q dhe XH.Q, vjeç 31 dhe 67, banues në Durrës, të cilat ndodhen në spitali,  jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.K, vjeç 47 , banues në Elbasan, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë nje sasi lekesh shtetasit S.G, vjeç  70, banues në Elbasan. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Elbasan
Policia e Elbasanit identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar  që plagosi me thikë 15 vjeçarin në ambientet e jashtme të një lokali gjatë një konflikti të çastit.
Specialistët  për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit I.K., 16 vjeç banues në Elbasan.
Ky shtetas, në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë shtetasin S.P., 15 vjeç banues në Elbasan.
Shtetasi S.P. ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”  parashikuar nga nenet 76, 22, 88 dhe 279  të  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.09.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.J dhe ZH.S, vjeç 29 dhe 39, banues në Maqedoni, pasi më datë 05.09.2017, në PKK Qafë Thanë, në mjetin tip “Peugeot”, ju gjetën dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 81.2 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin R.M, vjeç 20, banues në Berat, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Pedonalja”, në qendër të qytetit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.09.2017, u referuan Materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.SH, vjeç 17, pasi dyshohet se më datë 04.09.2017, në fshatin Marinzë, në ambientet e nje firme private, ka tentuar të vjedhë 2 bidonë me naftë dhe nga kontrolli ju bllokua në cilësinë e provës materiale 1.70 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis  Sativa. Nenet 183/1, 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.09.2016, u ndalua shtetësia në kërkim A.M, vjeç 22, banuese në fshatin Ngurëz e Madhe, Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i pasaportave apo vizave”. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin GJ.D, vjeç 63, banues në fshatin Krutje, me detyrë administrator dhe drejtor i  nje shkolle private, pasi dyshohet se ka të dhëna se falsifikon regjistrat e kolegjit duke lëshuar diploma kundrejt shumës 2000 euro. Nenet 164, 178 dhe 245/1 të Kodit Penal

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.09.2017,  në rrugën Fier–Lushnjë, tek nën kalimi Ardenicës, një mjet ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin Kimet Haxhi Hoxha, vjeç 01.06.1936, banues fshatin Ardenicë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin B.P, vjeç 58, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 04.09.2017, në lagjen nr.1, Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, është përplasur me motomjetin, me drejtues shtetasin E.L, vjeç 34, banues në Ksamil, për pasojë është aksidentuar E.L, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Qarku Gjirokastër
Goditen dy raste të prodhim -shitjes dhe të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Memaliaj dhe Kakavije.
Sekuestrohen 23 kg e 700 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.
Memaliaj:
Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P.  Gjirokastër u bë shpallja në kërkim e shtetasit :
S.Z. 25 vjeç, banues ne fshatin Kalivaç,  Memaliaj.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi:
Më datë 05.09.2017, në aksin rugor Kalivç-Krahës,  shtetasi S.Z, me automjetin e tij "Fiat Punto", pas thirrjes që i është bërë nga shërbimet e policisë për të ndaluar, ky shtetas është larguar me shumë shpejtësi,  ku në rrugë ka hedhur 2 (dy) thasë plastmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Më  pas ky shtetas ka braktisur automjetin  në fshatin Krahës.
Nga shërbimet e policisë vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 23 kg e 500 gr, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe  po punohet për kapjen e këtij shtetasi.   
---------------------------------
Kakavije:
Gjithashtu më datë 05.09.2017, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
E.R, 19 vjeç, banues ne fshatin Çermë,  Lushnje, pasi:
Më datë 05.09.2017, ky shtetas është  paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të  udhëtuar drejt shtetit Grek.
Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije, në trup iu gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Pesha totale e lëndës ishte 200 gram.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.M, vjeç 35, banues në Grykë Lumi, Lezhë, pasi dyshohet se, në rrugën Lezhë- Milot, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Land Rover”, me drejtues A.M, vjeç 28, banues në Velipojë, Shkodër, për pasojë janë dëmtuar shtetasit M.M dhe A.M, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Shkodër
Më datë 05.09.2017 nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë procedohen penalisht dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:
M. U, 60 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër me detyrë në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër
H. H. 75 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, me detyrë në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër,
Pasi shtetasi N. B, 44 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, është paraqitur për bërë kallzim ndaj shtetasve M. U, dhe H. H. se kanë fallsifikuar dokumentin hartë objekti në pronesi të kallzuesit , në cilësinë e ekspertit topograf ka bërë ekspertim të rrëmë, ndërsa ekspertët e IMT Shkodër, kanë kryer akte konstatimi fiktive në banesën e shtetasit N. B.    
Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve", "Ekspertimi i rremë" e "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga nenet 186, 309 e 248 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Demi’’, ka kanosur me fjalë, shtetasen S.V, vjeç 64, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.N, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka kanosur me fjalë motrën A.N, vjeç 47, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Tiranë
Realizohet me sukses operacioni policor i koduar "Deja Vu".
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore autorësia e dy ngjarjeve të vjetra të shkatërrimit të pronës me eksploziv, ngjarje këto  të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015.
Policia prangos 41- vjeçarin.
Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 05.09.2017 në kuadër të operacionit "Deja Vu", ndaluan shtetasin :
E.D 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të "Vrasjes".
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015  :
Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur "Sauk i Vjetër" është djegur me lëndë djegëse automjeti tip "BMW", në pronësi të shtetasit A.P., 65 vjeç.
Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur "Sauk i Vjetër" është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të të shtetasit A.B., 40 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale " Shkatërrim prone me zjarr " dhe " Shkatërrim prone me eksploziv", parashikuar nga nenet 151 dhe 152 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, më datë 05.09.2017, u kap shtetasi në kërkim A.R vjeç 29, banues në Mamurras. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, duke punuar në kantier, ka rënë nga lartësia punëtori i nje firme ndertimi A.K, vjeç 34, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases B.P, vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti B.P, vjeç 45, banues në Tiranë, kallëzon se bashkëshortja është larguar nga banesa më datë 15.07.2017, duke braktisur dy fëmijët e tyre të mitur. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, shtetasja V.R, vjeç 44, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 28.08.2017, bashkëshorti SH.R, vjeç 44, është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.09.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar me mesazhe shtetasen I.M, vjeç 29, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në një servis makinash, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, me vetëgjyqësi, ka nxjerrë nga banesa vëllanë E.D, vjeç 64, të cilit i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. Neni 277 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin V.A vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.B, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, në rrugën “Jordan Misja”, në garazhin e pallatit te nje kompleksi shtetasit A.B vjeç 48, banues në Tiranë, i kanë vjedhur 2 gomat e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin F.K, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se djali i tezes B.K, vjeç 65, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.  Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin R.N vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.


Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.T, vjeç 31, pasi dyshohet se në rrugën “Selaudin Zorba”, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.K, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar autobusin  tip “Iveko”, ka dëmtuar  mjetin e parkuar tip ”Dacia Duster”, të shtetases E.N, vjeç 37, banuese në Tiranë.Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K, vjeç 21, banues në Babrru, Kamzë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.B, vjeç 38, banues në Kamzë, pasi dyshohet se, në Kamzë, nga kontrolli fizik, ju gjet një thikë, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.M, vjeç 32 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti Z.M, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.C, vjeç 65, banues në Bathore, pasi dyshohet se, në banesë, po kryente punime ndërtimi pa leje. Punohet për shoqërimin e tij. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës më datë 07.10.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05.09.2017 u ndalua shtetasi në kërkim, B.B, vjeç 32, banues në Tiranë. Nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.XH, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.R vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” .

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.N, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 04.09.2017, në urbanin e linjës Vorë– Fushë Krujë, ka goditur me grusht, shtetasin A.Z, vjeç 16, banues në Fushë Prezë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Durrës.
Vjedh me thyerje  nje sasi lekësh në kasafortën e një kompleksi turistik tek Gjiri i Lalzit.
Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen në kohë rekord.
Arrestohet në flagrancë autori.
Sekuestrohen të gjitha paratë e vjedhura.
Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Manëz në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor , në një kohë të shkurtër të një ngjarje të ndodhur në një Kompleks Turistik në Gjirin e Lalzit.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
D.M 23 vjeç,  banues në Tiranë.
D.M dyshohet se më datë 04.09.2017,  rreth orës 03:00, tek Gjiri i Lalzit, në një kompleks turisitk ka vjedhur me thyerje në një kasafortë një sasi  prej 1.000.000 lekë të reja(prerje në lekë dhe euro).
Menjëherë janë kryer veprimet e para hetimore në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Mesnatën e datës 05.09.2017 është arrestuar shtetasi i mësipërm, si autor i dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Tiranë i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e vlerave monetare te vjedhura, 10 000 000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja” parashikuar  në nenin 134  të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.V, vjeç 30, pasi dyshohet se në banesë, vëllai, E.V, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa  ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 05.09.2017, në lagjen nr. 12, në banesën e shtetases SH.L, vjeç 58, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit është amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin XH.SH, vjeç 58, banues në fshatin Koxhas. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.L, vjeç 36, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 17/1, ka kanosur me thikë, shtetasin A.D, vjeç 56, banues në këtë lagjen. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.H, vjeç 28, banues në Librazhd, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 15, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.K vjeç 43, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit  Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Q vjeç 64, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.U, vjeç 45. Neni 130/a i  Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen XH.Z, vjeç 33, pasi dyshohet se bashkëshorti E.Z, vjeç 40 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasen M.T vjeç 26, banuese në Thumanë, pasi dyshohet se në banesë, ka konsumuar disa tableta diapazon e cila pas mjekimit u largua në banesë.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasen M.Q vjeç 49 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se datë 31.08.2017, shtetasit A.S vjeç 29, banues në Fushë Krujë, i ka marrë me qera mjetin tip “Benz” dhe nuk e ka kthyer. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Në vijim të komunikatës për largimin nga banesa të shtetases E.G, më datë 05.09.2017  u gjet dhe ju dorëzua familjarëve e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e  shtetasit  A.A, vjeç 46, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Qemal Stafa”, në lokalin e  tij, u konstatua  se matësi i energjisë elektrike ka mangësi teknike. Neni 137 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.F, vjeç 51, banues në  fshatin Dragot, pasi dyshohet se më datë 04.09.2017, në fshatin Dragot,  me vetëgjyqësi i ka marrë 1 dele, shtetasit H.H vjeç 70, banues në Dragot. Neni 277 i Kodit Penal.

Cērrik.
Specialistët  për Krimet, në Komisariatin e Policisë  Cërrik, bënë ndalimin e shtetasit:
E.XH  23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë.
Ndalimi i tij u bë pasi  më datë 17.08.2017 në fshatin Banjë  në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur" dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”  parashikuar nga nenet 100 dhe 103 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Peqin
Proçedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas  për "Shkatërrim të pronës nga pakujdesia"
Specialistët  për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin  referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit H.D., 55 vjeç banues në fshatin Karinë.
Ky shtetas, në fshatin Karinë dyshohet ti ketë vënë zjarrin tokës së tij. Si pasojë flakët janë përhapur dhe kanë rënë në objektin gomisteri në pronësi të shtetasit B.T., 40 vjeç.
Si pasojë, janë djegur disa goma të amortizuara, disa pajisje si gjeneratori , transformatori dhe pompa  e lavazhit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia" parashikuar nga neni 161  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.H, vjeç 46 banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se, në rrugën e fshatit Rrajcë, u kap me furgonin tip “Benz”, duke transportuar 2 m3 lëndë drusore pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për shtetasin P.Z, vjeç 31, banues në  fshatin Qukës, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.09.2017, në lagjen nr. 1, në një objekt të braktisur u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 9.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit GJ.K dhe R.Ç vjeç 57 dhe 29, pasi dyshohet se në banesë, Gj.K, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës E.Ç, vjeç 26,kurse R.Ç  ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjerrës, GJ.K. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin T.C,  vjeç 59 banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen 3, ka goditur me grusht shtetasen R.Ç, vjeç 58, banuese në Korçë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 05.09.2017, në fshatin Pojan, në banesë është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi F.I vjeç 77. Nga veprimet e kryera rezultoi se vuante nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.09.2017, në Tushemisht, shtetasit I.K dhe D.K, vjeç 58 e 35, banues në Pogradec e fshatin fshatin Çervenakë, punonjës në U.K.SH, duke punuar në stacionin e pompave, aksidentalisht kanë rënë nën tension, për pasojë të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, si ngjarje aksidentale.

Më datë 05.09.2017, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogardec, për shtetasin D.C, vjeç 49, banues në fshatin Guras, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.3, i ka kërkuar ish bashkëshortes për të tërhequr padinë e urdhrit të mbrojtjes, i cili ka pirë një lloji helmi e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  Neni 321/2  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Q, vjeç, 27, banues në Perondi, Kuçovë, pasi dyshohet se, në Ura Vajgurore, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë. Neni 279/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.K vjeç 46 banues në Uznovë, pasi dyshohet se në Uznovë, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.T, vjeç 28, pasi dyshohet se më datë, 04.09.2017, ka marrë me forcë pa dëshirën e saj në automjet, duke e shtrënguar për martesë, shtetasen L.SH vjeç, 20. Nenet 130 dhe 110 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Patos
Më datë 05.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.A, vjeç  25, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, F.M, vjeç  38, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.M, vjeç 55, banuese në Fier, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, Z.M, vjeç 60, banues në Fier, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 05.09.2017, tek “Kthesa e Krutjes”, shtetasi P.Ç, vjeç 55, banues në fshatin Ngurrëz,  duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi N.V, vjeç 31, banues në fshatin Toshkëz, si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe motorin tip “Piaggo” që drejtohej nga shtetasi I.SH, vjeç 50, banues në fshatin Krutje, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin J.SH vjeç 25, pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, shtetësia E.S, vjeç 35 kallëzon se ky shtetas i ka propozuar për martesë duke kryer veprime shtrënguese. Neni 130 i Kodit Penal.

Më datë  05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit I.K dhe shtetasit P.K, vjeç 30 dhe 28, banues në fshatin Çukas i Vjetër, Lushnjë dhe Berat, pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në Çukas i Vjetër, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Y.M vjeç 47, banues në fshatin Barbullinjë. Neni 90 dhe 25  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.09.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.S, vjeç 32, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se vjehrra SH.S vjeç 64, banuese në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’’.

Më datë 02.09.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’Ujë i Ftohtë’’, para banesës, shtetasit A.V, vjeç 45, në mjetin tip “Nisan”, i kanë vjedhur pasqyrën e mjetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen G.A vjeç 23, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, B.A vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.T, vjeç 47, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ”1 Maji”, pranë banesës së tij, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 05.09.2017, shtetasi K.D, vjeç 51, banues në fshatin Peshkëpi, kallëzon se në malin e fshatit Brataj, në vendin e quajtur “Vali i Lulos”, është kanosur nga persona të paidentifikuar, të dyshuar të armatosur. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë, nga kontrolli i ushtruar nga ana e punonjësve të policisë, në vendin e quajtur ”Qafa e Qerimes”, në mes të pyllit me përrallë dhe shkozë, në dy parcela u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në vend me djegie, 37 bimë narkotike Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Vlorë
Ushtron dhunë fizike ndaj  bashkëshortes, shpallet në kërkim nga Policia.
Gjatë  kontrollit  të dy banesave të tij,  Policia konstaton dhe sekuestron rreth 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Stativa.
Në kuadër të Plan Masave për goditjen e rasteve të Dhunës në familje si edhe në vijim të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin e goditjen e prodhim/shitjes së lëndëve narkotike, më datë 05.09.2017, pas një kallëzimi të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë prej shtetases E.N., pasi bashkëshorti i saj e ka dhunuar psikologjikisht si edhe fizikisht për motive të dobëta, shërbimet policore kanë shkuar pranë banesës së tyre me qëllim ndalimin e shtetasit B.N.
Gjatë kontrollit që strukturat e policisë kanë ushtruar në dy banesat e tij, përkatësisht në banesën e ndodhur në fshtin Babicë kanë konstatuar brenda murit rrethues të banesës një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale prej 12 kg e 500 gramë.
Po ashtu në banesën tjetër, të po këtij shtetasi, në fshtin Penkovë, policia ka konstatuar si edhe sekuestruar një tjetër sasi lëndë narkotike prej 13 kg e 500 gramë.
Në përfundim të hetimeve policia ka bërë  shpalljen në kërkim të shtetasit :
B.N  53 vjeç, banues në Babicë,Vlorë, pasi ky shtetas  ishtë larguar në momentin e mbritjes së Policisë.
Materialet iu referuan  Prokurorisë në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprat penale ''Dhuna në familje'', dhe ''Prodhim shitja e narkotikëve'', të parashikuara nga nenet 130/a dhe 283/1 të Kodit Penal.                       

Më datë 05.08.2017, në autostradën Levan-Vlorë, te mbikalimi i Panajasë, aksidentalisht, është djegur pjesërisht në lëvizje mjeti tip “Ford-Fokus”, në pronësi të shtetases M.M, vjeç 19, banuese në fshatin Bishan. Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i vatrës së zjarrit  ka ardhur si  pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin B.A, vjeç 57, pasi dyshohet se, në banesën e tij, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses F.SH, vjeç 49. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen H.M, vjeç 35, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen Nr.4, te nje market ka goditur me grusht shtetasen A.SH,  vjeç 41, banuese në Sarandë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Q.V vjeç 56, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se datë 04.09.2017, në Memaliaj, në lokal, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një armë sportive pushkë pneumatike me kalibër 5.5 mm dhe një kuti me saçma. Neni 280 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.09.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimi e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.M, vjeç 26, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëshorti XH.M vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj. Materialet referohen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit GJ.L dhe A.M, vjeç 51 dhe 34, banues në Ishull Lezhë dhe në Ishull Shëngjin, pasi dyshohet se, në Ishull Shëngjin, tek nje lokal janë konfliktuar dhe kanë goditur me grusht njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.09.2017, gjatë natës, në fshatin Gjorm, në banesën e shtetasit XH.R vjeç 55, kanë vjedhur 60 litra raki, një kazan rakie dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin Z.P vjeç 34, banues në Zhejë, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur ‘Kodrat e fshatit Zhejë”, u kap duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar punonjësin e policisë të rendit. Nenet 205 dhe 236 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, në  Selitë Kurbin, vendi i quajtur “Mali i Selites”, pronë publike, ambient i hapur, u gjeten të kultivuara në një parcelë 34 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, gjatë natës, në Gjorm, është vjedhur me thyerje magazina e shtetasit XH.R, vjeç 51 ku kanë marrë, një gurë fresibël, një motopomp uji dhe një saldatriçe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.S, vjeç 68, banues në Laç, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes B.S, vjeç 63. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 05.09.2017, shtetasi Z.L vjeç 65, banues në Rrëshen, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza F.L, vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Më datë 05.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.M, vjeç 65, banues në Kosovë, pasi në rrugën e kombit, në Rrubik, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.V vjeç 28, banues në fshatin Hajmel Vau Dejës, pasi dyshohet se në Hajmel, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më  datë 04.09.2017, shtetasi A.D,  vjeç  36, banues  në Pukë, kallëzon se më datë 31.08.2017, është shantazhuar nëpërmjet nje rrjeti social nga një person, i cili i ka kerkuar nje sasi Eurosh. Neni 109/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 05.09.2017, në fshatin Crujë, shtetasi F.S, vjeç 37, duke lëvizur me kalin e tij, kali i ka  rënë në telin e tensionit të ulët të energjisë elektrike dhe ka ngordhur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, si ngjarje aksidentale .


DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 05.09.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.P,  vjeç 39, banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese në bashkëpunim.  Neni 114/a pika 1 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.K, vjeç 43,  banues në  Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.H, vjeç 28, banuese në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në P.K.K Port, u kap në tentativë për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni  297 Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 05.09.2017, në PKK Kapshticë, u kap shtetasi B.G, vjeç 20, banues në Korçë, i shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Më  datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin O.B, vjeç 37, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 22.08.2017, në afërsi të S P K M Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
QAFË-THANË
Sekuestrohen 81 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas maqedonas për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkepunim”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D.J.,29 vjeçe dhe Z. S.,39 vjeç, të dy banues në Shkup-Maqedoni.
Më datë 05.09.2017, këta shtetas janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Peugeot”.
Shërbimet e Policisë, në vijën e dytë, kanë ushtruar kontroll më të detajuar ndaj mjetit me të cilin këta të fundit udhëtonin, si edhe kanë ushtruar edhe kontroll fizik të tyre, ku konkretisht shtetases D. J, iu gjet në trup e sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
81 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 05.09.2017, në  afërsi të SPK Kakavijë, te “Posta e Mullit”, u kapën 4 shtetas të huaj, 2 nga Libia, 1 Palestina dhe 1 nga Maroku, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri, u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.B, vjeç 43, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në S P K M Bllatë, nga kontrolli në pasaportë, ju konstatua fshirje e vulave të vendosura më datë 05.04.2016 dhe 23.02.2017. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017,  në SPK Morinë, u kap shtetasi N.P, vjeç 32, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...