QAFË-THANË, Sekuestrohen 81 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

QAFË-THANË, Sekuestrohen 81 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. 06QAFTHANE1

Arrestohen në flagrancë dy shtetas maqedonas për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkepunim”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. J.,29 vjeçe dhe Z. S.,39 vjeç, të dy banues në Shkup-Maqedoni.

Më datë 05.09.2017, këta shtetas janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Peugeot”

Shërbimet e Policisë, në vijën e dytë, kanë ushtruar kontroll më të detajuar ndaj mjetit me të cilin këta të fundit udhëtonin, si edhe kanë ushtruar edhe kontroll fizik të tyre, ku konkretisht shtetases D. J, iu gjet në trup e sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

81 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...