Peqin, Proçedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas për "Shkatërrim të pronës nga pakujdesia"

Peqin, Proçedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas për "Shkatërrim të pronës nga pakujdesia" 06zjarr

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit H.D., 55 vjeç banues në fshatin Karinë.
Ky shtetas, në fshatin Karinë dyshohet ti ketë vënë zjarrin tokës së tij. Si pasojë flakët janë përhapur dhe kanë rënë në objektin gomisteri në pronësi të shtetasit B.T., 40 vjeç.
Si pasojë, janë djegur disa goma të amortizuara, disa pajisje si gjeneratori , transformatori dhe pompa e lavazhit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia" parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.

06zjarr1

06zjarr3

06zjarr2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...