Rinas, Ekstradohen nga Greqia dy persona të shpallur në kërkim.

Rinas, Ekstradohen nga Greqia dy persona të shpallur në kërkim. interpol

Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë të dy shtetasve të dënuar përkatësisht me 8 vite burg dhe 6 muaj burg për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Dhuna në familje”.

Konkretisht:

1. Në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.P,  vjeç 39, banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese në bashkëpunim bazuar në nenet 114/a pika 1 dhe 25 të Kodit Penal.

2.Më datë 05.09.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.K, vjeç 43,  banues në  Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje” bazuar në nenin 130/a i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...