Shkodër, Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Shkodër, Vijon puna  për kapjen e personave të shpallur  në kërkim.5shkoderm

Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Me datë 06.09.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana,  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

E.C, 42 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Ndaj këtij shtetasi  Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.

Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar mëparë po në këtë shtet.

Sa mësipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...