Fier, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "TAKSISTI"

Fier, Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. (per video kliko mbi link)07taxi3

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "TAKSISTI"

Kapet duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohen 60 aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme aksesorësh të cilët dyshohen se janë kontrabandë.

Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në  Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar "TAKSISTI".

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-N.G, 40 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u  bë pasi u kap në flagrancë në autostradën Lushnje -Fier duke transportuar me mjetin e tij tip "Benz" disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  60 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi e madhe aksesorësh për celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" parashikuar nga Nenet 174 dhe 178 të Kodit Penal.

07taxi

07taxi1

07taxi2

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...