Tepelenë. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "VJOSA"

Tepelenë. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "VJOSA" (per video kliko mbi link) 07tepelene

Goditen dy raste të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen gjithsej 123 kg lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Në vijim të Planit Operacional të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të lëndëve narkotike, si dhe për kapjen dhe arrestimin e  personave që kryejnë këtë veprimtari kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative  se shtetasi S.B dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Dukaj, Tepelenë, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni "VJOSA".

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 66 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi :

S.B,  58 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.
----------------------------------
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë (për shkak të moshës) për shtetasin :

Z.B, 83 vjeç, banues në fshatin Gusmar, Tepelenë, pasi:

Në një banesë të këtij shtetasi në fshatin Gusmar (në të cilën nuk banonte aktualisht), nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë me lëndë të dyshuar narkotike.

Pesha totale e lëndës ishte 57 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

07tepelene1

07tepelene2

07tepelene3

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...