Tiranë. I gjendet në banesë fara lënde narkotike dhe municion luftarak.

Tiranë. I gjendet në banesë fara lënde narkotike dhe municion luftarak.  07TR

Policia e Tiranës arreston 40 - vjeçarin.

Sekuestrohen fara të llojit Cannabis Sattiva, 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol, kapsolla detonatore, 7 fishekë model 5 dhe 3 karikatorë automatiku model 56.

Seksioni për hetimin e narkotikëve pranë Sektorit për Krimin e Organizuar në D.V.P. Tiranë, më datë 06.09.2017, arrestoi shtetasin :

- A.R 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në rrugën "Korabi", iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

- Fara të llojit Cannabis Sativa të cilat rezultuan të peshës132 gramë.

- 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol.

- 5 kapsolla detonatore.

- 7 fishekë luftarakë model 56.

- 3 karikatorë automatiku model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak", parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal.

07TR1

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...