Elbasan, Policia e Elbasanit arreston në flagrancë dy shtetas për “Dhunë në familje”

Drejtoria ElbasanElbasan, Policia e Elbasanit arreston në flagrancë dy shtetas për “Dhunë në familje”

njëri ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe tjetri ndaj vëllait.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Peqin, bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

A.M, 39 vjeç banues në Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi  në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases F.M., 66 vjeçe

K.K, 56 vjeç banues në fshatin Fatish Peqin.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit A.K., 50 vjeç.

Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a  i Kodit Penal.

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...