Kurbin - Lezhë, Vijojnë kontrollet antikanabis,Asgjësohen 205 bimë narkotike.

Kurbin - Lezhë, Vijojnë kontrollet antikanabis,Asgjësohen 205 bimë narkotike.  Drejtoria Lezhe 1

Arrestohen në flagrancë  3 shtetas si dhe proçedohen në gjendje të lirë 2 Kryetarët e Fshatrave ku janë gjetur bimët e kultivuara  

Nga shërbimet policore të Komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin,  kanë vijuar kontrollet e vazhdueshme për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në zona të ndryshme ku si rezultat i tyre u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies , në total 205  bimë narkotike cannabis sattiva.

Konkretisht:

Në Kurbin , në fshatin Zhejë, në Kodrat e Mamlit, u asgjësuan 72 bimë narkotike cannabis sattiva të kultivuara në 2 parcela.

U arrestuan në flagrancë të dyshuar si kultivues të këtyre bimëve , shtetasit :

- Gj.M, 61 vjeç , banues në Kurbin

- P.M , 58 vjeç, banues Kurbin

- Sh.M, 48 vjeç , banues në Kurbin

Vepra penale në ngarkim të tyre "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284/2  i Kodit Penal.

Gjithashtu , u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A.T. 56 vjeç , banues në Kurbin , me detyrë Kryetar i Fshatit Zhejë - Kurbin për veprën penale " Moskallzim krimi " parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Po në vijim të këtyre kontrolleve,  Lezhë , në  Ungrej, në fshatin Rras i Butë  në vendin e quajtur " Xanxull" , u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies 133 bimë narkotike të dyshuara cannabis sattiva .

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

U proçedua në gjendje të lirë Kryetari i fshatit Rras i Butë shtetasi M.K. 28 vjeç, banues në Ungrej për vepren penale "Moskallzim krimi" parashikuar nga neni 300  i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...