Burrel, Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 06.09.2017, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas në qendër të qytetit Burrel.

Burrel, Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 06.09.2017, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas në qendër të qytetit Burrel. 07BURREL

Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas

Shpallen në kërkim 5 të tjerë

Sekuestrohet 140 gram lëndë bimore e dyshuar narkotike, 1 kapsollë detonator dhe fitil zjarr përcjellës.

Me datë 06.09.2017, rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në lagjen Partizani Burel, para një  lokali ka ndodhur një konflikt fizik midis disa personave.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policore në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para  lokalit të shtetasit A.S,  në qytetin e Burrelit, gjatë një konflikti fizik mes disa personave, janë përdorur edhe armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur  i plagosur shtetasi :
A(A)D, 33 vjeç, banues në Burrel (i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën).

Grupi hetimor në vendngjarje ka   gjetur dhe sekuestruar 7 copë gëzhoja  arme zjarri pistoletë model 56.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e Policisë Burrel u  bë arrestimi në flagrancë  i shtetasëve:

A(A) D, 33 vjeç, banues  në Burrel.

Arrestimi i tij u bë pasi është përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur dhe nuk ka pranuar të kallëzojë krimin para policisë gjyqësore. Vepra penale  "Moskallzim krimi".

A.S, 54 vjeç, banues në Burrel.

Arrestimi i tij u bë pasi,  gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë Mat, në një ambjent në pronësi të tij është gjetur një sasi prej 140 gramë lëndë bimore e dyshuar canabis sattiva, 1 kapsollë detonatore dhe 100 cm fitil zjarr përcjellës. Vepra penale  "Prodhim dhe shtije të lëndëve narkotike", "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".


Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit :

K.S, 18 vjeç, banues në Burrel, për  veprën penale  "Vrasje e mbetur në tentativë", "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", e kryer në bashkëpunim.

D.S, 23 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale  "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", e kryer në bashkëpunim.

E.P, 30 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", "Plagosje e lehtë", "Rrëmbim personi e mbetur në tentativë".

A.K, 40 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", "Plagosje e lehtë", "Rrëmbim personi e mbetur në tentativë".
(E.P dhe A.K, kanë tentuar të marrin me forcë shtetasin E.P, 22 vjeç).


E.P, 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike".

Matetialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

07BURREL1

07BURREL2

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...