Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 07 shtator 2017

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 07 shtator 2017 Stema Policia

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 41 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 6 persona për Narkotikët dhe 1 person për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

12 persona në kërkim.

1 person për veprën penale “Moskallzim krimi”

3 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Vjedhja”

1 person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

1 person për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”

7 persona për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”

Janë sekuestruar rreth 1234 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa ,

695 bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 15 kërcej bime e dyshuar Cannabis Sativa.

1 armë zjarri ( automatik)

3 krehër, 7 fishekë, 5 kapsolla detonatorë, 2 kallëpe tritol.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 96 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme"

1- Tepelenë. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "VJOSA"

Goditen dy raste të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen gjithsej 123 kg lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

2- Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "CHAT LINE 3"

Policia e Tiranës arreston administratoren e studios dhe 6 shtetas të tjerë.

Shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual

Procedohet në gjendje të lirë një 17 vjeçare.

Sekuestrohen 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim online, 2 lap-topë dhe lodra seksuale.

3- Fier, Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "TAKSISTI"

Kapet duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohen 60 aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme aksesorësh të cilët dyshohen se janë kontrabandë.

4- Karaburun, Vlorë, Operacion i koduar "Karaburuni"

Operacioni nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Guardia Di Finanza dhe Roja Bregdetare.

Sekuestrohen 1 110 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe një mjet lundrues Gomone.

5- Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar "Gomat"

Zbardhen dhe dokumentohen 11 raste vjedhje të ndodhura në juridiksionin e D.V.P. Tiranë gjatë këtij viti.

Policia arreston 30 - vjeçarin.

Sekuestrohen goma makine, disqe, dadiçekë, kriko, pamje filmike të kamerave të sgurisë në vend dhe një automjet.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...