Elbasan, Masa për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të kontrabandimit të naftës nga Maqedonia në zonën e Librazhdit dhe Prrenjasit.

Elbasan, Masa për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të kontrabandimit të naftës nga Maqedonia në zonën e Librazhdit dhe Prrenjasit.07elbasan

Proçedohet penalisht një shtetas pasi dyshohet se tregtonte në mënyrë të përsëritur  naftë  në ambientet e lokalit dhe të banesës, të cilën e merrte në Maqedoni.

Sekuestrohen 8 bidona me nga 10 litra naftë secila.

Specialistët e Sektorit  për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për tentativën për futje kontrabandë të naftës nga Maqedonia si dhe në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kontrabandimit të naftës.


Në këtë kuadër është proceduar penalisht  shtetasi I.Rr., banues në fshatin Qukës Prrenjas.
 
Proçedimi ndaj tij, filloi pasi në ambientet e lokalit dhe të banesës së tij tregtonte  naftë që e merrte  nga shteti Maqedonas me mjetin e tij tip “Benz”
 
Gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në ambientet e lokalit dhe të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 bidona me nga 10 litra secila.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë"  dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.

07elbasan1

07elbasan2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...