Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 Shtator 2017.

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 06.09.2017, ora 15:00, në fshatin Shalës, ka rënë zjarr dhe digjen shkurre e ullinj. Në vendngjarje janë dërguar shërbimet zjarrfikës dhe të policisë. Punohet për fikjen e zjarrit. Janë njoftuar dhe emergjencat në Bashki dhe Prefekturë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më date 06.09.2017, ora 13:35, mbrapa fshatit Pandalejmon, Finiq, ka rënë zjarr dhe digjen shkurre e kullota. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 06.09.2017, ora 16:50, përball fshatit Vrinë, Konispol, në malin Stillo ka rënë zjarr dhe digjen barishte e shkurre. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 06.09.2017, ora 17:35, në Ksamil, në anë të detit te “Pema e thatë”, ka rënë zjarr, ku digjen shkurre. Punohet për fikjen e zjarrit.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë.
I gjendet në banesë fara lënde narkotike dhe municion luftarak.
Policia e Tiranës arreston 40  vjeçarin.
Sekuestrohen fara të llojit Cannabis Sattiva, 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol, kapsolla detonatore, 7 fishekë model 5 dhe 3 karikatorë automatiku model 56.
Seksioni për hetimin e narkotikëve pranë Sektorit për Krimin e Organizuar në D.V.P. Tiranë, më datë 06.09.2017, arrestoi shtetasin :
A.R 40 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në rrugën "Korabi", iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
Fara të llojit Cannabis Sativa të cilat rezultuan të peshës132 gramë.
2 kallëpe me lëndë plasëse tritol.
5 kapsolla detonatore.
7 fishekë luftarakë model 56.
3 karikatorë automatiku model 56.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak", parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.P, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 05.09.2017, te Liqeni i Thatë, nga kontrolli fizik, ju bllokuan me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe mjeti tip “Peugeot”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  tek “Liqeni i Thatë”, nga kontrolli fizik, ju bllokua me cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë  narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Tiranë.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "CHAT LINE 3".
Policia e Tiranës arreston administratoren e studios dhe 6 shtetas të tjerë.
Shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual
Procedohet në gjendje të lirë një 17 vjeçare.
Sekuestrohen 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim online, 2 lap-topë dhe lodra seksuale.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P. Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Chat line 3", më datë 06.09.2017, arrestoi shtetasit :
D.T, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios "Chat Line".
A.B 33 vjeç, banues në Tiranë.
Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.
A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :
B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja D.T, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet "Adult Work", aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin "Bajram Curri".
Sekuestrohen në cilësinë e provës material :
      9 njësi kompjuteri.
9 ekrane kompjuteri.
9 kamera për komunikim video online.
2 lap-topë.
16 lodra plastike të seksit
sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.
Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Shfrytëzim të Prostitucionit" dhe "Mbajtjes së lokaleve për prostitucion", neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen D.T,  për veprën penale "Shfrytëzim i Prostitucionit", parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin A.B, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të "Prostitucionit", parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Tiranë.
Ndalohet 34 vjeçari për veprën penale të "Korrupsionit pasiv në sektorin privat".
Seksioni për Hetimin e Korrupsionit pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Tiranë, pas videos së publikuar më datë 04.09.2017 në emisionin "Stop" të televizionit  Klan, më datë 05.09.2017, ndaloi shtetasin :

M.M, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi ky shtetas me detyrë administrator i një shoqërie punësimi, duke i marrë një shumë prej 320 euro një  shtetasi e ka pajisur atë me certifikatë trajnimi për përfundimin e kursit profesional, ndërkohë që nuk i është nënshtruar testimit teorik dhe praktik.
Nga hetimet e kryera rezulton se certifikata e lëshuar nuk është pasqyruar në regjistrat e amzës si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.M, vjeç 32 banuese në Tiranë
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
- 70 certifikata kursi profesional.
-  2 rregjistra Amze.
Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale " Korrupsion pasiv në sektorin privat " dhe " Falsifikimi i dokumentave ", parashikuar nga nenet 164/b dhe 186 të Kodit Penal. Nenet 164/b, 180, 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D, vjeç 41, banues në Kamzë, pasi dyshohet se  nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit E.P, 25, banues në Kamzë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.GJ, A.GJ dhe A.P, vjeç 63, 31  e 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  me anë të mashtrimit, kanë përfituar një sasi lekësh, nga nje kompani private sigurimesh me juriste G.A, vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të falsifikimit të dokumenteve, i ka shitur një mjet shtetasit E.LL vjeç 77, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.GJ, vjeç 21 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar motorin tip “Piaggio”, ka humbur kontrollin, duke u dëmtuar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 05.09.2017, në rrugën “Ibrahim Rugova”, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues A.F, vjeç 22, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit shtetasit A.R e M.GJ vjeç 22 e 22, banues në Tiranë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues H.L, vjeç 51 për pasojë ka mbetur i dëmtuar H.L, i cili pasi kanë marrë mjekim në spital, është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, në rrugën “Dritan Hoxha”, një mjet ka aksidentuar shtetasin A.LL, vjeç 56, banues në Tiranë, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen a autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.L, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën Dajt-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Volksvagen” me drejtues E.B, vjeç 47, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët B.Ç dhe I.B, vjeç 38 e 36, banues në Tiranë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.S vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në vitin 2015, i ka marrë një auto veturë në mirëbesim dhe nuk i ka shlyer detyrimin shtetasit D.S, vjeç 39, banues në Durrës. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.SH, vjeç 58, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Hysen Kërtusha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.M, vjeç 33, banues në  Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Bradashesh duke drejtuar mjetin tip “Benz” nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për paraqitjen e dokumenteve të mjetit dhe nga kontrolli ju bllokuan me cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/2 e 242 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Elbasan
Masa për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të kontrabandimit të naftës nga Maqedonia në zonën e Librazhdit dhe Prrenjasit.
Proçedohet penalisht një shtetas pasi dyshohet se tregtonte në mënyrë të përsëritur  naftë  në ambientet e lokalit dhe të banesës, të cilën e merrte në Maqedoni.
Sekuestrohen 8 bidona me nga 10 litra naftë secila.
Specialistët e Sektorit  për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për tentativën për futje kontrabandë të naftës nga Maqedonia si dhe në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kontrabandimit të naftës.
Në këtë kuadër është proceduar penalisht   shtetasi I.R., banues në fshatin Qukës Prrenjas.
Proçedimi ndaj tij, filloi pasi në ambientet e lokalit dhe të banesës së tij tregtonte  naftë që e merrte  nga shteti Maqedonas me mjetin e tij tip “Benz” .  
Gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në ambientet e lokalit dhe të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 bidona me nga 10 litra secila.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë"  dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Rinas
Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas shqiptar të dënuar me 20 vjet  burg për "Vrasje"  
Nga Specialistët e Zyrës Qëndrore  Interpol Tirana  u ekstradua nga Greqia, shtetasi në kërkim ndërkombëtar:
Q.T,  50 vjeç,  banues në Peqin.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar  këtë shtetas me  20 vjet burg për veprën penale  “Vrasje”, parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal.
Shtetasi i ekstraduar  i'u dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin L.C, vjeç 20, banues në Cërrik, pasi dyshohet se  më datë 05.09.2017, në fshatin Malasenj, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar e ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.09.2017, u ndalua shtetasi Xh.DH, vjeç 25, banues në fshatin Çiflik, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest në burg”, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotike’’, ngjarje e ndodhur më datë 05.08.2016. Neni 283/2 i Kodit Penal.  

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.T, vjeç 26, banues në Belsh, Elbasan, pasi në qytet te ‘’Rruga e Lumit’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda” dhe nga kontrolli rezultoi me nr. shasie të prerë. Nenet 291 e 141/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Fier
Vijon puna për parandalimin,  evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "TAKSISTI".
Kapet duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori.
Sekuestrohen 60 aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme aksesorësh të cilët dyshohen se janë kontrabandë.
Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në  Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar "TAKSISTI".
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-N.G 40 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u  bë pasi u kap në flagrancë në autostradën Lushnje -Fier duke transportuar me mjetin e tij tip "Benz" disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  60 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi e madhe aksesorësh për celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" parashikuar nga Nenet 174 dhe 178 të Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, A.Z, vjeç 29, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”. Neni 190/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.I, vjeç 41, banues në Sarandë, pasi në fshatin Poçem, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen XH.M, vjeç 20, banuese në fshatin Strum, e cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.G, vjeç 26, banues në fshatin Mbrostar Ura, me leje drejtimi, pasi në lagjen “1 Maji”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Seksioni për të miturit, për shtetasin K.L, vjeç 15, pasi dyshohet se  në Roskovec, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Karaburun, Vlorë
Operacion i koduar "Karaburuni".
Operacioni nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Guardia Di Finanza dhe Roja Bregdetare.
Sekuestrohen 1 110 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe një mjet lundrues Gomone
Operacioni ka nisur mesditën e datës 05.09.2017 dhe është ende në vijim.
Më datë 05.09.2017, rreth orës 14:44, në Sallën Operative të DVKM Vlorë, ka ardhur një telefonatë për largimin nga vendbazimi të një mjeti lundrues, pa kryer procedurat e daljes në det.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, Reparti Special “Delta” dhe GdF, kanë dalë në det dhe kanë filluar kërkimin e mjetit lundrues në zonën detare Shën Jan-Kepi i Gjuhëzës, në Karaburun.
Gjatë kërkimit, në vendin e quajtur “Zhapovel” në Karaburun është konstatuar një mjet lundrues, "gomone", i cili ecte me shpejtësi në drejtim të bregut të detit.
Në ndjekje të mjetit lundrues me një person në bord, janë vënë mjetet lundruese të Policisë Kufitare, Delta Forcë, GdF-së dhe Rojes Bregdetare.
Personi ka braktisur në breg të detit në Karaburun gomonen me një motorr “Mercury” 150 hp  dhe është larguar duke përfituar edhe nga terreni i pyllëzuar në këtë zonë.
Nga toka kanë shkuar forca të tjera të Policisë Kufitare  Vlorë , Repartit Special “Delta”, të cilët kanë bërë krehjen e të gjithë zonës, por nuk është arritur të gjendet personi i larguar nga mjeti lundrues.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e përbashkëta janë lënë në terren gjatë gjithë kohës, për tu riorganizuar sërish në mëngjesin e datës 06.09.2017.
Në orët e para të mëngjesit të datës 06.09.2017, shërbime të përbashkëta të Policisë Kufitare Vlorë, Drejtorisë Vendore të Policisë  Vlorë, Repartit Special “Delta”, Guardia di Finanza  dhe Rojes Bregdetare  kanë filluar sërish krehjen e zonës ku u gjet mjeti lundrues dhe të zonës përreth, në të cilën dyshohej se fshihej lënda narkotike që do të trafikohej me mjetin lundrues gomone.
Nga kontrolli i ushtruar në të gjithë zonën, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit” në Karaburun, midis Gjirit të Bristanit dhe Gjirit të Gramës në Karaburun, u arrit të gjendej një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa,  1ton e 110 kg, e paketuar në 54 pako të mëdha, e shpërndarë midis pemëve dhe shkurreve.
Gjithashtu në afërsi të lëndës narkotike në pyll janë gjetur dhe 5 kafshë transporti (mushka), të cilat dyshohet se janë përdorur për transportimin e lëndës narkotike nga një zonë në tjetrën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor  për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, në lidhje me mjetin lundrues dhe sasinë e lëndës narkotike të gjetur.
Nga shërbimet e përbashkëta të DVKM Vlorë, DVP Vlorë, Repartit Special “Delta” dhe Guardia di Finanza vazhdon krehja e gjithë territorit në Karaburun.
Në drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona ndërmjet tyre është marrë në pyetje edhe pronari i gomones, i cili ka deklaruar rreth personit  që ka nxjerrë gomonen pa lejen e tij në det, ku vijon puna nga ana e policisë për kapjen e tij.
Vijon puna nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë  për zbardhjen e plotë të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.B vjeç 23, banues në Vlorë, pasi dyshohet se  në rrugën “Transballkanike”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Tepelenë.
Goditen dy raste të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "VJOSA".
Sekuestrohen gjithsej 123 kg lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.
Në vijim të Planit Operacional të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të lëndëve narkotike, si dhe për kapjen dhe arrestimin e  personave që kryejnë këtë veprimtari kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative  se shtetasi S.B dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Dukaj, Tepelenë, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni "VJOSA".
Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 66 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi :
S.B  58 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.
----------------------------------
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë (për shkak të moshës) për shtetasin :

Z.B, 83 vjeç, banues në fshatin Gusmar, Tepelenë, pasi:
Në një banesë të këtij shtetasi në fshatin Gusmar (në të cilën nuk banonte aktualisht), nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë me lëndë të dyshuar narkotike.
Pesha totale e lëndës ishte 57 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G, vjeç 18, banues në Përmet, pasi në hyrje të Përmetit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Skoda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit SH.G e GJ.P, vjeç 59 e 65, banues në fshatin Balldre e Grykë-Manati, pasi dyshohet se në vitin 2004, Sh.G, duke qenë Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave për Qarkun, ka falsifikuar aktin e marrjes së tokës të GJ.P i cili e ka përdorur në institucionet e tjera. Nenet 248, 186 dhe 186/1 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.E, vjeç 72, banues në Gjermani, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në Gjadër, duke drejtuar me leje drejtimi motorin tip “Honda” është rrëzuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L vjeç 48, banuese në Kukës, punonjëse pranë nje kompanie private telefonike pasi dyshohet se  me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka bërë debitor në kompani në nje shumë lekesh, shtetasin V.M, (rezident në Itali nga viti 2001), i cili nuk ka patur asnjë numër me kontratë.Neni 186 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K.P e I.N, vjeç 32 e 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 05.09.2017, në Sauk, kanë prishur rrethimin e nje kompleksi me administrator shtetasin A.P, vjeç 49, banues në Sauk. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, shtetasia A.H, vjeç 50 banuese në Tiranë, punonjëse e OSHEE-së, ka bërë kallëzim se gjatë natës, në rrugën “Kostaq Cipo”, te disa pallate, kanë vjedhur 3 matës të energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.F vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen Z.D, vjeç 31, banuese në Tiranë.  Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.Ç, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Jan Kukuzeli”, në banesë, u konstatuan punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 24, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se në Qytetin Studenti, ka goditur me grusht, shtetasin E.Ç, vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin G.J, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në banesë, u kap duke montuar një tendë dielli.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.N, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në bulevardin “Bajram Curri”, ka thyer xhamin e bankomatit të nje banke. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.J, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në lokal, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatave, të cilat bëjnë fjalë për veprën penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”, më datë 06.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, E.Z, vjeç 30, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.L vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Prenk Jakova”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.A vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të atit, H.A, vjeç 61. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.Z, vjeç 32 bazuar në nenin 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 06.09.2017, shtetasi A.T, vjeç 20, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 04.09.2017, në rrugën “Reshit Petrela”, në firmën ku punon, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit (me probleme mendore), A.P, më datë 06.09.2017, u gjet dhe deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Z, vjeç 30, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, gjatë natës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një nga kioskat e nje kompanie private kanë vjedhur disa steka cigaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Y, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Panorama”, ka goditur me grusht, shtetasin R.N, vjeç 63, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e K.Y. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin Q.B, vjeç 41, i dënuar me parë, pasi dyshohet se  ish bashkëshortja H.B, vjeç 38 banuese në Tiranë, ka ushtruar në vazhdimësi dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit G.B, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 05.09.2017, ne rrugen “Asim Vokshi”, ka goditur me grusht shtetasin A.J, vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.SH, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet telefonit ka shqetësuar me mesazhe, shtetasen H.H, vjeç 59, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.M, vjeç 64, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Don Bosko”, ka kanosur me fjalë shtetasen A.GJ vjeç 47, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.Z, vjeç 26, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën e “Barrikadave”, duke drejtuar motorin tip “Kavasaki” nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, por në rrugën “Vojo Kushi”, ka braktisur motorin. Punohet për kapjen e tij. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit D.L, më datë 05.08.2017, u gjet dhe deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases A.H, vjeç 31, banuese në fshatin Linzë, pasi dyshohet se  më datë 06.06.2016, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje sasi lekesh shtetasit M.M, vjeç 29, banues në Peshkopi. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin E.K, vjeç 28, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar, shtetasen A.O , vjeç 28, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Muhamet Deliu”, ka pushtuar një sipërfaqe toke. Neni 200 i Kodit Penal.

Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Gomat".
Zbardhen dhe dokumentohen 11 raste vjedhje të ndodhura në juridiksionin e D.V.P. Tiranë gjatë këtij viti.
Policia arreston 30 - vjeçarin.
Sekuestrohen goma makine, disqe, dadiçekë, kriko, pamje filmike të kamerave të sgurisë në vend dhe një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të policisë nr.4, në kuadër të operacionit policor të koduar "Gomat", më datë 06.09.2017, arrestuan shtetasin :
E.Z  30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes".
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i rasteve të vjedhjeve të mëposhtme të ndodhura në juridiksionin e D.V.P. Tiranë gjatë këtij viti :
Ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2017, ku në rrugën "Qemal Stafa", është vjedhur një gomë e mjetit tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit E.R., 30 vjeç.
Ngjarjes së ndodhur më datë 18.08.2017, ku në rrugën "Ali Baushi", është vjedhur një gomë e mjetit tip "Nisan", në pronësi të shtetase K.J., 26 vjeçe.
Ngjarjes së ndodhur më datë 26.08.2017, ku në Qesarak, janë vjedhur 2 gomat të mjetit tip "Benz Mercedez", në pronësi të shtetasit K.H., 56 vjeç.
Ngjarjes së ndodhur më datë 29.08.2017, ku në rrugën "Petro Cani", janë vjedhur gomat e mjetit tip "Audi", në pronësi Gj.K., 39 vjeç.
Ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2017, ku në rrugën "Muhamet Deliu", janë vjedhur 3 goma të mjetit tip "BMW", në pronësi të shtetases L.K., 46 vjeçe.
Ngjarjes së ndodhur më datë 04.09.2017, ku në rrugën "Dajti", janë vjedhur, 2 goma të mjetit tip "Audi", në pronësi të shtetasit B.Xh., 48 vjeç.
Ngjarjes së ndodhur më datë 17.08.2017, ku në rrugën "Idriz Dollaku", janë vjedhur 2 gomat e mjetit tip "Mercedez Benz", 43 vjeç.
Ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku në rrugën "Artan Lenja", janë vjedhur 2 goma të mjetit tip "Benz", në pronësi të shtetasit P. Xh., 57 vjeç.
Ngjarjes së ndodhur më datë 24.08.2017, ku në rrugën "Artan Lenja" shtetases M.O., 35 vjeçe kanë tentuar ti vjedhin gomat e mjetit.

Ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku në lagjen "Numër 5", Kavajë, janë vjedhur gomat e mjetit tip "Mercedez Benz", në pronësi të shtetasit N.I., 40 vjeç.
Ngjarjes së ndodhur më datë 05.09.2017, ku në rrugën "Jordan Misja", janë vjedhur 2 goma të mjetit në pronësi të shtetasit A.B., 48 vjeç.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
Goma mjetesh, dadiçekë, disqe mjetesh, kriko, pamje filmike të kamerave të sigurisë në vend dhe mjeti tip "Volkswagen", në pronësi të të arrestuarit, shtetasit E.Z.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të "Vjedhjes", neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.P, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Dalip Topi”, nga kontrolli fizik ju bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H., vjeç 50 banues në Paskuqan nr. 1, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën nuk i ka i dhënë intervistë dhe ka shtyrë gazetaren e operatorin e një TV- je shtetasit G.H. e M. M.,vjeç 28 e 29 banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.  

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. H., vjeç 50 banues në Paskuqan nr. 1, Kamzë, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi në dhomën e mjekut të familjes, ka fyer e nxjerr me forcë nga dhoma e mjekut, shtetasen Sh.K.,vjeç 57. Neni 248 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.SH, vjeç 30, banues në Katund i Ri, pasi në rrugën ‘Tre dëshmorët”, ju gjet e bllokua 4.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.S dhe shtetasin turk S.D, vjeç 54  e 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mikel Maruli”, kanë goditur njeri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim V.T, vjeç 46, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.M vjeç 21, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit I.T, Q.T, P.T dhe N.T, vjeç 53, 56, 40 e 50, banues në fshatin Kryezi, pasi dyshohet se  në Kryezi, me vetëgjyqësi kanë penguar për të kryer punime përfaqësuesit e nje shoqërie private ndërsa shtetasja N.T ka goditur përfaqësuesen e shoqërisë D.M, vjeç 52, banuese në Tiranë. Nenet 277 e  90 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.D, vjeç 24, banues në Rrogozhinë, pasi në dalje të Rrogozhinës te lagjja e “Çamëve”, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur motorin tip “Lonxi”, ka dalë nga rruga duke u dëmtuar lehtë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin J.K vjeç 43, pasi dyshohet se  në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes E.K, vjeç 30, të cilës ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.A vjeç 55, banues në Durrës, pasi në bulevardin  “1 Maji”, po ushtronte këmbim valutor pa licencë, ku ju bllokuan nje sasi eurosh dhe lekesh. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin S.Q, vjeç 51 banues në Borizanë, pasi dyshohet se  në Kodër Thumanë, ka pushtuar 6000 m² tokë në pronësi të shtetasit H.P vjeç 54, banues në Vorë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit B.T e K.T, vjeç 33 e 30, banues në Sukth Vendas, pasi dyshohet se në fshatin Mallkuç,i  kanë pushtuar  tokën bashkëfshatarit H.G,vjeç 62. Neni 200 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Durrës.
Informacion paraprak.
Më datë 06.09.2017, rreth orës 23: 40, në superstradën Fushë-Krujë - Thumanë, nje mjet është përplasur ne trafikndarësen.
Për pasojë  janë dëmtuar rëndë 4 shtetas.
Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasit R. K. 28 vjeç, banues në Tiranë  dhe A.P. 25 vjeç, banues në Laç dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S. banues në Laç dhe B.D. banues në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin XH.B, vjeç 36, pasi dyshohet se, ish-bashkëshortja A.L vjeç 26, kallëzon se për një periudhën 7 mujore, nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës, duke mos paguar detyrimin financiar për fëmijën. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.I, vjeç 48, banues në Pjeshkë, pasi dyshohet se , shtetasi R.K, vjeç 80, banues në fshatin Rreth, kallëzon se më datë 30.08.2017, ka ndezur zjarr në tokën e tij, për pasojë janë djegur pemë frutore e hardhi. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.J, vjeç 30, banues në fshatin Ishëm, pasi dyshohet se  më datë 05.09.2017, në këtë fshat, me mjetin tip “Volksvagen” ka dëmtuar me dashje, mjetin tip “Fiat”, të shtetasit I.B, vjeç 33, banues në fshatin Kërtushaj. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.L, vjeç 33, banues në Shijak, pasi dyshohet se  në Shijak, pranë varrezave, në magazinë ka grumbulluar mbetje spitalore jashtë kushteve higjeno sanitare. Neni 201 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.09.2017, në urgjencën e spitalit, është dërguar i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi TH.B, vjeç 56, banues në Elbasan. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 06.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.K, vjeç 42 banuese në  Elbasan, pasi dyshohet se  bashkëshorti A.K, vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 06.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.M, vjeç 66, banuese në  Cërrik, pasi dyshohet se  djali A.M, vjeç 45, banues në Cërrik ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Peqin, bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasit:
A.M, 39 vjeç banues në Cërrik.
Arrestimi i tij, u bë pasi  në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases F.M., 66 vjeç. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.M, vjeç 42, banues në Tiranë, administrator i nje firme private pasi dyshohet se  më datë 05.09.2017, në Cërrik, ka kanosur me fjalë rojen e firmës, shtetasin H.K, vjeç 67, banues në Cërrik. Neni 84 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe në Stacionin e Policisë
Belsh, referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë në
ngarkim të shtetasve:
N.SH., 84 vjeç banues në fshatin Shalës, pasi në Lagjen “Liçaj”, duke punuar tek
prona e tij ka djegur disa mbeturina dhe zjarri i ka dalë nga kontrolli . Si pasojë është
djegur një sipërfaqe prej 3.8 dylym me shkurre e ullinjë ku janë djegur pjesërisht 55
rrënjë ullinj pronë e shtetasve A.A., 66 vjeç dhe B.DH., 40 vjeç, të dy banues në
fashtin Shalës.
N.SH., 66 vjeç banues në fshatin Seferan Belsh, pasi duke punuar tek prona e tij ka
djegur disa mbeturina dhe zjarri i ka dalë nga kontrolli. Si pasojë janë djegur
pjesërisht 200 rrënjë ullinj, pronë e shtetasve XH.I., 61 vjeç, M.I., 69 vjeç, A.I., 61
vjeç dhe S.I., 58 vjeç të katërt banues në fshatin Seferan Belsh.
Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për
veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”
parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.K, vjeç 56.Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit A.K., 50 vjeç.
Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin H.L vjeç 55 banues në fshatin Pishkash,  pasi dyshohet se në Pishkash, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasen N.Z, vjeç 62, banuese në fshatin  Qukës, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin I.V vjeç 56, banues  në  fshatin  Qukës,  pasi dyshohet se në këtë fshat u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin SH.A, vjeç 50, banues  në  fshatin  Stranik, pasi dyshohet se  në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin Q.D vjeç 47, banues  në  fshatin Kutërman,  pasi dyshohet se  në  këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.09.2017, në fshatin Panarit, Njësia administrative Vithkuq, në territorin e Bashkisë Korçë, në vendin e quajtur “Fusha e shqerave”, pronë publike, u gjetën 15 kërcej të thatë, të dyshuar si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 kërcej me qëllim kryerjen e ekspertimit biologjik të bimës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen  SH.SH, vjeç 45, banuese në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se  në lagjen nr. 15, ka goditur me sende të forta, shtetasen I.Z, vjeç 32, banues në Korçë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë për shtetasit E.Z, G.V dhe K.E, vjeç 31, 38 e 46, banues në fshatin Belorta, pasi dyshohet se  në këtë fshat, në bashkëpunim, kanë  goditur me sende të forta, shtetasin R.D, vjeç 49, banues në Korçë. Nenet 89  e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 06.09.2017,  në fshatin Gështenjas, ka rënë zjarr në kasollen e shtetasit K.XH, vjeç 40 ku është djegur baza ushqimore dhe 5 m dru zjarri. Nga veprimet e kryera mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fëmijët e shtetasit K.XH, të miturit A.Xh dhe R.Xh. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 06.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.P, vjeç 35, pasi dyshohet se  bashkëshorti A.P, vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin R.Ç, vjeç 53, banues në Ura Vajgurore, pasi dyshohet se  në Ura Vajgurore, ka ndërtuar tre objekte pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u ndalua shtetasi E.M, vjeç 39, banues në Berat, pasi dyshohet se  më datë 05.09.2017, në  lagjen “30 Vjetori”, i ka vjedhur pasqyrat  mjetit tip “Benz”, te shtetasit N.D, vjeç 39 banues në Uznovë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.B, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, tek “Kryqëzimi i Rrepeve”, nuk i është bindur urdhrave të patrullës policisë rendit, për të kontrolluar mjetin tip “Audi” dhe dokumentacionin. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Patos
Më datë 06.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.H, vjeç 44, pasi dyshohet se  bashkëshorti A.H, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Informacion paraprak
Më datë 07.09.2017, në fshatin Drizar, në lokalin e shtetasit A.S, 63 vjeç, kanë vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse, për pasojë është dëmtuar dera e jashtme e lokalit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 06.09.2017, në fshatin Golem, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi V.B, vjeç 49, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.09.2017, u referuan  materialet në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen I.H vjeç 32, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se  më datë 05.09.2017, në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, në lokal, nga punonjësit  e  OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 05.09.2017, që bën fjalë për kultivimin e 37 bimëve narkotike të llojit Cannabis Sativa, në Lapardha, Bashkia Selenicë, njësia administrative Kotë, në vendin e quajtur ”Qafa e Qerimes”,  te “Korija e Çele”, në 2 parcela u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.Ç, vjeç 55, banues në fshatin Lapardha. Punohet për kapjen e tij. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, në fshatin Lukovë, është vjedhur banesa e shtetasit  K.A vjeç 54, ku kanë marrë një celular, një laptop,nje sasi eurosh dhe lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.09.2017, në Dhërmi,  shtetases  P.P, vjeç 54, banuese në Gjermani, i kanë vjedhur një motor gomone, tip Merkuri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.M, vjeç 56, banues në Himarë, pasi dyshohet se  në Borsh, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.M vjeç 26, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se  ish bashkëshorti, S.D, vjeç 28, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ““Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.S, vjeç 69, banues në fshatin Stjar, pasi në rrugën Gajdar-Delivinë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.I, vjeç 39, banues në SHBA, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në rrugën Gajdar–Delvinë, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi D.H, vjeç 25, banues në fshatin Bamatat, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët M.H dhe G.Q, vjeç 44 e 22, banues në Bamatat, të cilat pas mjekimit në spital ndodhen në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë  06.09.2017, shtetësia E.Ç, vjeç 41, banuese në Sarandë,  ka kallëzuar se në një terren larg banesës i kanë vjedhur 2 pompa uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, shtetësia H.M, vjeç 57, banuese në Borsh, ka kallëzuar se në lagjen nr: 2, ka humbur një çantë dore me lekë dhe 3 celularë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 05.09.2017, u ndalua  shtetasi  në kërkim A.K, vjeç 26, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Neni 110/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Q, vjeç 23, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, ka goditur me grusht, shtetasin G.Ç, vjeç 30, banues në fshatin Erind” dhe ka kundërshtuar dhe nuk u është bindur urdhrave të punonjësve të policisë. Nenet 90, 236 dhe 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 06.09.2017, në fshatin Krahës 1, territor i Bashkisë Memaliaj, Njësia Administrative Krahës, në vendin e quajtur “Përroi i Hijes”, pronë publike, ambient i hapur, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 40 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 10 bimë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 284 i Kodit Penal.

Në vijim të Komunikatës datë 04.09.2017, më datë 06.09.2017, në territorin e Bashkisë Tepelenë, Njësia administrative Kurvelesh, në fshatin Gusmar, te “Derstilat e Gusmarit”, pronë publike, ambient i hapur u gjetën të kultivuara  dhe asgjësuan 450 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 10 bimë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 284 i Kodit Penal.  

Më datë 06.09.2017, shtetësia M.SH vjeç 46, banuese në Tepelenë, kallëzon se më datë 05.09.2017, i është larguar nga banesa vajza, K.SH, vjeç 19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 06.09.2017, në fshatin Kuqar, në banesën e shtetasit K.M, vjeç 53, ka rënë zjarr, ku është djegur banesa. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Lezhë
Lezhë
Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet nga policia.
I sekuestrohet arma e zjarrit automatik.
Më datë 05.09.2017,  është marrë njoftim se në Malin e Rrencit në Shëngjin - Lezhë , ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku falë veprimeve të shpejta hetimore , bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.GJ 31 vjeç, banues në Gocaj - Lezhë si autor i dyshuar i të qëlluarit në ajër me armë zjarri në "Malin e Rrencit" në Shëngjin.
Veprat penale në ngarkim të tij " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga nenet 278/2  dhe 274 të Kodit Penal.

Gjithashtu u proçedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi A.U. 36 vjeç, banues në Shëngjin -  Lezhë , për veprën penale "Moskallzim krimi " parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal .
Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe një gëzhojë.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.S, vjeç 50, banues në Grykë-Lumi, Tale, pasi dyshohet se në tokën në pronësi, duke djegur mbeturina me ferra e barishte, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe i janë djegur pjesërisht, 30 rrënjë plepi, 30 rrënjë hardhie e 350 rrënjë dardhe. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin SH.M vjeç 34, banues në Lezhë, pasi dyshohet se, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lonçin”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.B vjeç 27, banues në fshatin Grykë Lumi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim. Nenet 139, 25 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 06.09.2017, gjatë natës, në Sanxhak, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.K vjeç 30, ku kanë marrë një televizor plazma, dy telefona celular dhe një portofol me lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Kurbin - Lezhë  
Nga shërbimet policore të Komisariateve  të Policisë Lezhë dhe Kurbin, bazuar në informacione policore, goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike .
Bimët narkotiket u asgjësuan në vendin e quajtur " Kodrat e Mamlit "  fshati Zhejë në Kurbin 72 bimë, si dhe në vendin e quajtur "Xanxull" fshati Rras i Butë në Lezhë 133 bimë .
U arrestuan në flagrancë shtetasit :
GJ.M 61 vjeç , banues në Kurbin
P.M 58 vjeç, banues Kurbin
SH.M 48 vjeç , banues në Kurbin
Vepra penale në ngarkim të tyre "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284/2  i Kodit Penal.
Gjithashtu , u proçeduan  penalisht në gjendje të lirë shtetasit : A.T. 56 vjeç , banues në Kurbin , me detyrë Kryetar i Fshatit Zhejë - Kurbin për veprën penale " Moskallzim krimi " parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. M.K. 28 vjeç, banues në Ungrej , me detyrë Kryetar i Fshatit Rras i Butë , për vepren penale "Moskallzim krimi" parashikuar nga neni 300  i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen, V.L, vjeç 39, pasi dyshohet se  bashkëshorti R.L, vjeç 45,  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Shkodër
Vijon puna  për kapjen e personave të shpallur  në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Me datë 06.09.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana,  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
E.C 42 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Ndaj këtij shtetasi  Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.
Në shtetin Italian  personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet.
Sa më sipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Më datë 06.09.2017, në lagjen “Perlat Rexhepi”, në banesë, shtetasi E.L, vjeç 20, ka konsumuar një dozë të madhe droge, për pasojë ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, në lagjen “Qemal Stafa” është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit S.E, vjeç 59, ku kanë marrë  nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin D.A, vjeç 26, banues ne fshatin Gostil, pasi dyshohet se në Gostil, në tokën në pronësi, po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 06.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin S.XH, vjeç 75, pasi dyshohet se  djali I.XH dhe bashkëshortja M.XH, vjeç 47 e 43, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Dibër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.09.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen XH.B, vjeç 24, pasi dyshohet se  bashkëshorti F.B ,vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Dibër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në familje”.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen SH.K, vjeç 46, banuese në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 15.08.2017, në fshatin Arras, në banesën e shtetases XH.K, vjeç 58, ka vjedhur nje sasi eurosh, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Burrel
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 06.09.2017 ,   ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas në qendër të qytetit Burrel.
Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas
Shpallen në kërkim 5 të tjerë
Sekuestrohet 140 gram lëndë bimore e dyshuar narkotike, 1 kapsollë detonator dhe fitil zjarr përcjellës.
Me datë 06.09.2017, rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në lagjen Partizani Burrel, para një  lokali ka ndodhur një konflikt fizik midis disa personave.
Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policore në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para  lokalit të shtetasit A.S,  në qytetin e Burrelit, gjatë një konflikti fizik mes disa personave, janë përdorur edhe armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur  i plagosur shtetasi :
A.D, 33 vjeç, banues në Burrel (i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën).
Grupi hetimor në vendngjarje ka   gjetur dhe sekuestruar 7 copë gëzhoja  arme zjarri pistoletë model 56.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e Policisë Burrel u  bë arrestimi në flagrancë  i shtetasëve:
A.D 33 vjeç, banues  në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi është përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur dhe nuk ka pranuar të kallëzojë krimin para policisë gjyqësore. Vepra penale  "Moskallzim krimi".
A.S 54 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi,  gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë Mat, në një ambjent në pronësi të tij është gjetur një sasi prej 140 gramë lëndë bimore e dyshuar canabis sattiva, 1 kapsollë detonatore dhe 100 cm fitil zjarr përcjellës. Vepra penale  "Prodhim dhe shtije të lëndëve narkotike", "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit :
K.S, 18 vjeç, banues në Burrel, për  veprën penale  "Vrasje e mbetur në tentativë", "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", e kryer në bashkëpunim.
D.S, 23 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale  "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", e kryer në bashkëpunim.
E.P, 30 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", "Plagosje e lehtë", "Rrëmbim personi e mbetur në tentativë".
A.K, 40 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike", "Plagosje e lehtë", "Rrëmbim personi e mbetur në tentativë".
(E.P dhe A.K, kanë tentuar të marrin me forcë shtetasin E.P, 22 vjeç).
E.P, 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", "Prishje e qetësisë publike".
Matetialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 06.09.2017, nga Interpol Tirana, u ekstradua nga Greqia, shtetasi në kërkim ndërkombëtar J.Q, vjeç 25 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 10.07.2017, në Konispol, Sarandë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.

Më datë 06.09.2017,  në P K K Rinas, u kap shtetasi në kërkim A.Z, vjeç 29, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve. Neni 190 i Kodit Penal.  

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 06.09.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Gj, pasi dyshohet se ka falsifikuar një ftesë pritëse për jashtë shtetit, ku u bllokua me cilësinë e provës materiale njësia qendrore e kompjuterit të punës, ekstrakti i regjistrimit tregtar, etj. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë
ndalimin e shtetasit në kërkim :
A.M 21 vjec, banues në Kombinat-Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të formës së prerë
datë 07.01.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale: “Vjedhja”
parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Veprimet e mëtejshme proceduriale të këtij rasti do të ndiqen nga Drejtoria Vendore e
Policisë Tiranë.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korcë, për shtetasin E,P, vjeç 22, banues ne  Devoll, pasi dyshohet se, pranë S P K M Kapshticë, në brezin jeshil, u kapë duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me një kafshë samari, duke transportuar dru zjarri. Nenet 297 e 205 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korcë, për shtetasin E.M, vjeç 26, banues ne  Devoll, pasi dyshohet se, pranë S P K M Kapshticë, në brezin jeshil, u kapë duke kaluar në mënyrë të paligjshëm kufirin shtetëror me një kafshë samari, duke transportuar dru zjarri. Nenet 297 e 205 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korcë, për shtetasin M.B, vjeç 22, banues në  Devoll, pasi dyshohet se pranë S P K M Kapshticë, në brezin jeshil, u kap duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me një kafshë samari, duke transportuar dru zjarri. Nenet 297 e 205 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, në S P K M Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim SH.R vjeç 44 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 28.08.2017, është larguar nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 06.09.2017, te kryqëzimi i lagjes “Punëtore”, u kapen 3 shtetas sirian, 5 algjerian, 2 maroken dhe  3 libian, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.K, vjeç 28, banues në Lushnjë, depërtuar në SPK Tre-Urat, pasi dyshohet se  më datë 02.09.2017, afër PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin F.L, vjeç 30, banues në Tiranë, i depërtuar nga Maqedonia në PKK Bllatë, pasi dyshohet se  iu bllokua me cilësinë e provës materiale, pasaporta biometrike e falsifikuar, me të cilën në PKK Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Nenet 189 e 297 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017, në PKK Morinë, u kap shtetasi në kërkim F.B, vjeç 27, banues në Tale, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Nenet 139-25 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.09.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin L.S, vjeç 44, banues në Angli, pasi dyshohet se  në S P K M Morinë, ju bllokua mjeti tip “Benz” pasi rezultoi i vjedhur në Angli, më datë 02.08.2017. Neni 141/a i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...