Burrel, kontrolle nga FNSH e Policia Vendore për rritjen e parametrave të sigurisë.

Burrelarrest burrel

Kontrolle nga FNSH e Policia Vendore për rritjen e parametrave të sigurisë. (për video kliko mbi link).

Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë.

Mbanin sende të forta në makina si dhe në lokal municion luftarak, procedohen penalisht dy shtetas.

Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale,  kapjen e personave në kërkim,  të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të atyre që mbajnë apo trafikojnë  lëndë narkotike, si dhe nisur nga ngjarja e datës 06.09.2017, në qytetin e Burrelit,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, me mbështetjen e FNSh Shkodër kanë ushtruar  kontrolle të befasishme në akset rrugore dhe në ambjente të ndryshme për këtë qëllim.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Leonard Kolaveri, 23 vjeç, banues  në Burrel, pasi;
Ky shtetas duke  qarkulluar  në qytet  me motoçikletë mbante me vete  armë zjarri Pistoletë pa leje. Vepra penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Në vijim të kontrolleve , gjatë  kontrollit të mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin K. Z,  29 vjeç, banues në Burrel,  poshtë sediljes së pasme të automjetit është gjetur një shkop bejzbolli.
Shtetasi K.Z, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta", parashikiar nga neni 279 i Kodit Penal.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve, në një lokal në pronësi të shtetasit S.K, 32 vjeç,  banues në Burrel,  janë gjetur një krëher fishekësh, një kapsolle detonatore dhe një shkop bejzbolli.

 Shtetasi S.K,  nuk ishte në lokal në momentin e kontrollit por vetëm punonjësit e lokalit, dhe është shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", si dhe   "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta", parashikiar nga nenet 278 e 279 të Kodit Penal.

Kontrolle të ngjashme do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Dibër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

arrest burrel

br 2

br 3

br 4

br 5

br 6

br 7

br 8

 

 

 

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...