Patos, Arrestohet në flagrancë një shtetas i dyshuar si shkaktarë i zjarrit të qëllimshëm.

Patos, Arrestohet në flagrancë një shtetas i dyshuar si shkaktarë i zjarrit të qëllimshëm. 08PATOS

Në datën 07.09.2017, rreth orës 11:00 njoftohemi se në kufirin ndarës midis Patos Fshat dhe fshatit Rerëz, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe ullishte.

Janë organizuar shërbimet dhe shkuan në vendngjarje patrullat e policisë së Komisariatit Fier, Stacionit të Policisë Patos, zjarrëfikëset, grupe të FNSH_së, policia bashkiake si edhe forcat e ushtrisë.

Zjarri mori përmasa të mëdha dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 25-30 hektarë bimësi si shkurre dhe ullishte, përafërsisht 20 mijë rrenjë ullinj.

Në orën 19:00, u bë e mundur fikja e zjarrit në këtë zonë.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Patos u arrestua në flagrancë si autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi:

-L.K, 56 vjeç, banues në Patos Fshat, Fier.

Ky shtetas, i ka vënë zjarrin ullishtes së tij për ta pastruar por zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur tokat me ullishte të disa banorëve të tjerë të kësaj zone.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

08PATOS1

08PATOS2

08PATOS3

08PATOS4

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...