Laç, Informacion paraprak rreth një plagosje me armë zjarri.

Laç, Informacion paraprak.Drejtoria Lezhe 1

Me datë 07.09.2017 , rreth orës 22:15 , është marrë njoftim se në lagjen Nr.3 Laç, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi R.T. 32 vjeç,  i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën  kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...