Lezhë, Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga policia.

Lezhë, Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga policia. 08LEZHE

Sekuestrohen 1 automatik AK -47  , dhe 6 gëzhoja në vendngjarje

Më datë 07.09.2017, nga Seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-  E.N,  20 vjeç ,banues në fshatin Zojs, Gjader në Lezhë.

Ky shtetas, në fshat,  ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e proves materiale , u sekuestruan 6 gëzhoja në vendngjarje si dhe arma e zjarrit  automatik AK-47.  

Veprat penale në ngarkim të tij  "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Prishje e rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...